Ishte me kufje në vesh e ndoshta volumi i muzikës nuk i ka lejuar të kuptojë rrezikun që i kanosej
Romë, 15 dhjetor 2014 – Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e të dielës në stacionin hekurudhor të Castel San Giovanni-t në provincën e Piacenza-s.
Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes nga Karabinierët, një i ri 27-vjeçar, shqiptar rezident në zonë, ka qenë duke kapërcyer binarët me kufje në vesh. Volumi i muzikës nuk i ka lejuar të dëgjonte një tren mallrash që afrohej. Makinisti nuk ka arritur të ndalojë në kohë trenin, i cili ka shtypur të riun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.