Nuk pranon të firmosë kontratën e re të punës të kooperativës ku punon, për shkak të përkeqësimit të kushteve
Romë, 3 qershor 2011 – Shqiptari Dritan Malko nuk pranon të ndërpresë grevën e tij të urisë përpara thertores “Il Sole”, në Piacenza, ku ai ka punuar deri përpara pak kohësh. Protesta e tij ekstreme po zgjatet dhe po tërheq vëmendjen e opinionit publik.
36 vjeçari nuk është dakord me kushtet e reja të punës dhe pagës që janë vendosur nga kooperativa Unigest, e cila ka marrë administrimin e thertores ku gjashtëdhjetë punonjësit e tjerë kanë firmosur kontratat e reja, megjithëse kushtet janë të përkeqësuara, ndërsa i riu shqiptar nuk pranon. Ai deklaron se po bën këtë protestë sepse nuk do “nuk do që t’i rrëmbejnë të ardhmen”.
Ndërsa shumë banorë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Dritanin, asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga firma dhe as nga kooperativa, megjithëse kanë kaluar gati 80 orë nga fillimi i grevës së tij. Ai është vizituar në mëngjesin e të enjtes edhe nga këshilltari Ignazio Brambati i Rifondazione Comunista.