Sipas Gjykatës agjenti i policisë ushtroi forcë të tepruar kur vrau 19-vjeçarin Julian Alikajn. Italia të dëmshpërblejë familjen
Romë, 30 mars 2011 – Gjykata europiane e të drejtave të njeriut e Strasburgut ka dënuar dje Italinë për vrasjen nga ana e një polici të Julian Alikajt, 19-vjeçar shqiptar, që ndodhi në dhjetor 1997 në autostradën mes Milanos e Bergamos. Sipas sentencës, Agatino Russo, agjenti i policisë që ka hapur zjarr kundër 19-vjeçarit, ka përdorur ‘tepër’ forcë, ndërsa autoritetet italiane nuk kanë kryer hetime efektive mbi vdekjen e djalit.
Kanë qenë prindërit dhe motrat e Julianit ata që kanë paraqitur ankesë në Gjykatën europiane, të cilëve, në bazë të sentencës së djeshme, shteti italian duhet të paguajë 155mijë euro për dëme morale, materiale dhe shpenzime gjyqësore.
Ngjarja është e natës mes 2 dhe 3 dhjetorit 1997. Julian Alikaj ishte në makinë me disa miq kur, për shkak të shpejtësisë së lartë, ndiqet e ndalohet nga një patrullë e policisë në autostradën A4. Djemtë zbriten nga makina, që rezulton se është e vjedhur, dhe marrin vrapin fushave anash rrugës. Ndiqen nga agjenti Agostino Russo që qëllon me armën e tij duke goditur në zemër Julian Alikajn. Agjenti është mbrojtur duke thënë gjithnjë që i janë ngatërruar këmbët, dhe ka provokuar padashje shkrepjen e pistoletës dhe vrasjen e djalit. Organet e drejtësisë italiane e agjentin të pafajshëm në vitin 2006 duke ia reduktuar veprën penale nga vrasje të qëllimshme në vrasje pa dashje.
Me sentencën e saj, Gjykata e Strasburgut është e mendimit që polici ka përdorur forcë në mënyrë të tepruar pasi, edhe pse ende nuk e dinte akoma që makina ishte e vjedhur, ndoqi me vrap me pistoletën të mbushur në dorëpersona të paarmatosur që nuk përbënin asnjë lloj rreziku të menjëhershëm.
Përsa i përket hetimit mbi këtë ngjarje, gjykata ka shprehur dyshime të thella, për shkak se veriifkimet në vendin e vrasjes së djalit u kryen nga kolegët e agjentit që qëlloi. Gjykatësit e kanë quajtur “të papranueshme” kërkesën për parashkrim për kalimin e kohës së përcaktuar për raste si këto. Në fakt, vendimi i marrë nga Gjykata për krimet e rënda e Bergamos për të mos procedohet për shkak të parashkrimit të afatit, lexohet në sentencë, ka penguar dënimin e policit, ndaj të cilit nuk u mos asnjë masë disiplinare.
Kështu sentenca përfundimisht dënon shtetin italian që t’i paguajë familjes së djalit 155mijë euro për dëme morale, materiale dhe shpenzime gjyqësore.