in

Politikanë e zyrtarë të lartë homazhe në Elbasan – Fotogallery

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisa, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli,  Kryetari i LSI, Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të të gjitha forcave politike, pushtetarë qendrorë dhe lokalë, ambasadorë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, bënë sot homazhe në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku ishin vendosur fotot e 11 studenteve të këtij universiteti që humbën jetën aksidentalisht një ditë më parë, në Himarë, teksa kishin shkuar për ekspeditë.

Homazhe dhe vizita u zhvilluan edhe në familjet e viktimave studentore, duke u shprehur familjarëve ngushëllimet e përzemërta për humbjen e njerëzve më të dashur të tyre.

Në homazhe morën pjese edhe studentë të cilët dy ditë më parë shpëtuan nga aksidenti, pasi ndodheshin në autobusin e dytë, dhe që fatmirësisht edhe pse kanë pësuar shok, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe: Bie autobusi me studentë në Himarë. 13 të vdekur, mbi 20 të plagosur

{gallery}homazhe-elbasan{/gallery}

Rona Nishliu, sot në festivalin europian të këngës

Eurovizion. Rona Nishliu shkon në finale