in

Vazhdon të bjerë besimi te Berlusconi

“Falë” krizës ekonomike por edhe çështjeve të tij private, popullariteti i kryeministrit Silvio Berluskoni, vazhdon të bjerë, duke arritur kuotën më të ulët historike prej 24% në shtator. Po ashtu humbet pikë edhe qeveria e në të njëjtën kohë ngrihet qendra e majtë

Romë, 16 shtator 2011 – Vetëm 24% e italianëve shprehen se kanë “shumë” ose “mjaft” besim tek kryeministri, kundrejt 29%  gjatë sondazhit të fundit në qershor, njofton instituti IPR Marketing i cili e zhvilloi këtë sondazh me 1.000 persona për të përditshmen e majtë “La Repubblica”.

Paralelisht me këtë përqindja e atyre që kanë “pak” ose “aspak” besim tek kryeministri, është rritur në 64% kundrejt 60% që ishte në qershor, mësohet nga sondazhi i kryer më 13 shtator.

Duket qartë se Silvio Berluskoni po paguan dukshëm çmimin e dy manovrave të rrepta të miratuara njëri pas tjetrit në korrik dhe gusht nga qeveria e tij për shëndoshjen e financave publike. Këto plane përmbajnë masa drastike për të gjithë popullsinë nga rritja e IVA-s (Tatimi mbi vlerën e shtuar) deri shkurtimet e shërbimeve të ndryshme sociale. Madje, hartimi i financiares së dytë ka krijuar ngurrime të mëdha që treguan një mazhorancë qeveritare të përçarë dhe të dobësuar.

Edhe qeveria regjistroi rezultatin më të ulët të besimit: vetëm  19% e personave të intervistuar janë të kënaqur me të, nga 23% që ishte në qershor, ndërsa përqindja e të pakënaqurve ka arritur tashmë  në 65%, nga  61% që ishte tre muaj më parë.

Në të njëjtën kohë rritet besimi tek opozita: nëse do të votohej sot, 44% do t’i jepnin votën e tyre qendrës së majtë, dhe vetëm 37,5% qendrës së djathtë. Poli i tretë mbetet në 13%.

Duke mos pasur besim tek qeveria aktuale,  44% e të intervistuarve është për një qeveri institucionale bipartizan, në mënyrë që t’i bërë ballë krizës.

Berisha: “Nënshtrojuni regjistrimit si qytetarë të lirë”

Trafik droge. Arrestohen 25 vetë, konfiskohen 20 milionë euro