in

Prej 20 vjetësh në Itali, çdo Vit të Ri e kalon në vendlindje

Luan Hajrulla nga Elbasani: “Kur erdha nga aeroporti “Nënë Tereza”, përgjatë rrugës së Krrabës, vura re punimet e rrugës së re Elbasan – Tiranë.  U kënaqa kur e pashë me sytë e mi”

Luan Hajrulla me të shoqen
“Kam 19 vjet emigrant në Itali dhe çdo vit festoj Vitin e Ri pranë prindërve të mi. Jo se atje nuk është bukur, por nuk ka kënaqësi më të madhe, se sa të mblidhet e gjithë familja në një ditë të shënuar të vitit“, thotë Luan Hajrulla, emigrant me gruan e tre fëmijët në Itali, që si çdo vit në këtë periudhë kanë shkuar në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.

“Vij një herë në vit dhe gjithnjë zgjedh fundvitin, pasi për mua dhe familjen time është ogur i mirë, kur dita e parë e vitit na gjen të gjithëve të mbledhur tok, tek shtëpia e prindërve të mi”, thotë Luani.

“Kur erdha nga aeroporti “Nënë Tereza”, përgjatë rrugës së Krrabës, vura re punimet e rrugës së re Elbasan – Tiranë.  Në Itali jam i mirinformuar rreth kësaj rruge, por u kënaqa kur e pashë me sytë e mi”, thotë ai. “Nipërit dhe mbesat, do të kenë mundësi të shkollohen në kryeqytet, madje të shkojnë e të vijnë brenda ditës në shtëpi, nuk ka më mirë se kaq“, thotë Luani. Me ndryshime të shumta ai është hasur edhe gjatë rrugëve të qytetit, si edhe në periferi. “Kam një vit që nuk kam ardhur dhe ndjehem me të vërtetë mirë, kur të shkoj në Itali do t’i tregoj miqve të mi italianë se sa ka ndryshuar qyteti im për një vit, ndërsa për Tiranën, do të ndjehesha me të vërtetë krenar, pasi është bërë edhe më e bukur në këtë fund vit“.

Luani do të qëndrojë deri në javën e parë të Vitit të Ri dhe shpreson që kur të rikthehet sërish në Elbasan, të marrë me vete nga Italia edhe miqtë, pasi “me këto ndryshime, ndihem me të vërtetë krenar për qytetin dhe vendim tim“.

Miranda Sadiku

Rimini. Mban me vete çeqe për 200 mijë euro. Denoncohet

FMN: “Shqipëria të ulë borxhin publik, të rrisë taksat”