in

Prenotime me internet për Sportelin Unik të Imigracionit në Romë

Nga 10 janari do të pranojë vetëm me takime të paracaktuara për praktikat e hyrjes së parë dhe për informacione. Ja si mund të merret takimi

Romë, 23 dhjetor 2011 – Nga 10 janari, për informacione mbi praktikat apo për procedurat e lidhura me ardhjen në Itali (punë apo bashkim familjar), Sporteli Unik i Imigracionit i Romës do të pranojë të interesuarit vetëm nëse kanë një takim, që do të prenotohet në këtë faqe web.

Informacionet, – shpjegon një komunikatë e Prefekturës – do t’i jepen vetëm të interesuarve, që duhet të plotësojnë një modul on-line në emër të tyre duke futur numrin e praktikës dhe kodin fiskal të vetin. Për informacione të përgjithshme, që nuk kanë të bëjnë me një praktikë specifike, kushdo mund të kontrollojë në sitin e Sportelit Unik.

Për procedurat e hyrjes së parë, prenotimin e bën punëdhënësi apo ai që ka kërkuar bashkimin familjar, që duhet të shkruajë të dhënat personale të vetat (jo ato të një të deleguari të mundshëm) dhe numrin e saktë të praktikës. Edhe nëse bashkimi familjar është për më shumë se një person, do të mjaftojë një prenotim i vetëm.

Nga Sporteli Unik këshillojnë që prenotimi të bëhet në kohë, sapo të mësohet hyrja e punonjësit. “Në rast mungese datash në dispozicion – lajmërohet në komunikatë – do t-i besohet kuponit të të marrjes së takimit, që duhet paraqitur në Sportel”.

Përfaqësuesja e shqiptarëve, presidente e komisionit të të huajve në Padova

Topi: “Vetëm nëse do të zgjidhej nga populli do të kandidoja për president”