in

Presidenti Topi, vizitë në Bologna

Romë, 28 mars 2011 – Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar po zhvillon sot një vizitë pune në Itali, ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë të Universitetit të Bolonjës dhe do të takohet me studentë shqiptarë që studiojnë atje.

Në kuadër të kësaj vizite, kreu i shtetit do të mbajë një ligjëratë në Aula Magna të Universitetit të Bolonjës, lidhur me sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rolin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë që kanë politikat bujqësore e rurale në rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit, e veçanërisht të Shqipërisë drejt Evropës.

Gjithashtu, Presidenti Topi do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Serrave të Fakultetit të Agronomisë në Bolonja, si dhe do të vizitojë disa vende të rëndësishme të zhvillimit të agroturizmit italian, kryesisht të kultivimit të vreshtave, në Siena dhe në zonat rurale përreth saj.

Emigrantët në Toskanë, në kthetrat e krizës

Për të mos harruar Katër i Radës