in

Prokurori: “Cherchi paramendoi vrasjen e shqiptarëve”

Është shumë e rëndë akuza e formuluar në përfundim të hetimeve lidhur me ngjarjen e prillit në qytetin e Olbias ku mbetën të vrarë Gazmend Peca 30 vjeç dhe Kasem Memaj 32 vjeç dhe u plagos 31 vjeçarja Arjana Zelo, gruaja e njërës prej viktimave e cila arriti të shpëtojë për mrekulli foshnjën e saj pesë muajshe.

“Vrasje e dyfishtë me paramendim, tentativë për vrasje, e rënduar nga fakti që aktet i ka kryer për arësye banale”. Në këtë përfundim kanë arritur hetimet e drejtuara nga zëvendësprokurori Riccardo Rossi mbi aktin e kryer nga Nino Cherchi – një prej eksponentëve të bandave që kanë tmerruar Sardenjën në vitet ‘60.

Megjithëse prej 30 vjetësh ai kishte jetuar pa probleme në qytezën e Olbias, ku dukej se kishte lënë mënjanë të shkuarën e tij, 68 vjeçari Cerchi kishte një revole Beretta 7,65 që figuron e mbajtur rregullisht nga bashkëshortja e tij. Armë që përdori për të bërë nja kasaphanë të vërtetë.

Avokati mbrojtës i Nino Cerchi ka dashur të lehtësojë pozicionin e klientit të tij duke paraqitur tezën e “teprimit të mbrojtjes së ligjshme”. Sipas tij autori i krimit ka patur frikë pas një zënke me dy të rinjtë shqiptarë. Por Arjana Zelo, dëshmitaja e vetme që mbijetoi, rrëfen se nuk kishte patur asnjë sherr apo zënkë. Tezë kjo që mbështetet dhe nga hetuesit të cilit vënë në dukje se Nino Cerchi kishte shkuar i në shtëpinë që u kishte dhënë ne qira shqiptarëve i armatosur. Armë që nuk kishte pse ta merrte me vehte thjesht për të kërkuar paratë e prapambetura.

Shkaku i vrasjes, përcaktohet në raportin e hetuesve: «48 orë vonesë në pagesën e 450 eurove i kushtuan jetën dy personave”.

Lexo edhe: Dy të vrarë dhe një e plagosur me armë zjarri. Viktimat të tre shqiptarë

Dërgesat e emigrantëve: 43% nga familjarë në Itali

Herman Van Rompuy: “BE mbështet të ardhmen europiane të Shqipërisë”