Protesta e djeshme në Shqipëri ku kanë humbur jetën tre vetë të vrarë me armë zjarri, janë plagosur dhjetëra të tjerë mes protestuesve dhe forcave të policisë, është pasqyruar nga të gjitha agjencitë e shtypit italian, ka zënë që mbrëmë kreun e mediave të ndryshme ueb dhe televisive, dhe sot në mëngjes faqet e para edhe të shtypit italian.
Agjencia e lajmeve ANSA, në homepage sot titullon “Tirana, tre të vdekur. Apel i Bashkimit Europian”
Të gjitha emisionet e lajmeve televisive dhe radiofonike te mbrëmshmet kishin ndër lajmet e para këtë protestë, madje vonë në darkë duke sjellë edhe videon që tregon vdekjen e njërit prej viktimave.
Faqja e parë e Corriere della Sera on-line sot në mëngjes kishte si lajm të parë “Revolta në Shqipëri shqetëson Europën”. Komentet e shumta nën artikull flasin për rolin e protestave në rrëzimin e pushtetit ë vende të ndryshme të botës.
Ja disa nga faqet e para të gazetave italiane, sot në treg:
Të gjithë kanalet radio dhe televizive të RAI-t hapin sot emisionet e lajmeve me lajmin e Shqipërisë:
RAI News 24 on-line ka në faqen e saj të parë “përleshje të ashpra në Shqipëri mes manifestuesve dhe Policisë”
Për Radio RAI1 “Shqipëria e shokuar për revoltën e Tiranës ku, sipas disa burimeve, janë vrarë katër protestues. Me dhjetëra të plagosurit. Opozita kërkon dorëheqjen e Berishës dhe përgatit protesta të reja…”.
GR2 thotë “Shqipëria në shesh kundër kryeministrit Berisha. Policia qëllon mbi turmën. Të vdekur dhe dhjetëra të plagosur…”.
Për GR3: “Në Shqipëri mbyllet me gjak manifestimi i partisë socialiste kundër kryeministrit Berisha. Pas disa orësh guerriljeje policia qëllon mbi turmën. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur.