in

PS spot televiziv në Greqi: “Emigrantë ejani të votoni për Rilindjen”

Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të shkojnë në Shqipëri më 23 qershor e të votojnë PS-në.

Nga 18 qershori televizioni grek “Mega” po transmeton një spot me anë të të cilit Edi Rama fton emigrantët të votojnë për partinë që ai drejton.

“Ne jemi krenarë për kombin tonë! Jemi krenarë për emrin tonë shqiptarë! Por sot Shqipëria është në hall. Kriminaliteti ka marrë kot. Drejtësi nuk ka! Varfëria është ulur kembëkryq mes nesh. 2 në 3 të rinj janë të papunë, 1 në 2 15 vjeçarë nuk di shkrim dhe këndim. Prandaj, nisuni të dashur bashkatdhetarë që të jeni këtu në 23 qershor, për t’i dhënë një dorë njerëzve dhe vendit tuaj që të mos keni më pushtetin në qafë, por një qeveri të re në krah. Për të rimëkëmbur ekonominë, bujqësinë dhe blegtorinë, arsimin dhe shëndetësinë, nisuni për të votuar Partinë Socialiste për Shqipërinë Europiane për Rilindjen që duam” thotë Edi Rama gjatë spotit.

 

Udine. Vret të shoqen me thikë. Arrestohet Lulzim Hadaj

Cristian Ramos ha giurato, ora è italiano