in

“Pse Salvini?” dhe pyetje të tjera të imigrantëve për italianët

Videoja e fundit e The Jackal, për të kuptuar që “gjithnjë jemi i huaji i dikujt tjetër”. VIDEO

Romë, 12 nëntor 2015 – Pse na quani me ngjyrë kur ne jemi të zinj? Pse mendoni që gratë e Evropës Lindore ju vjedhin burrat? Jam rumun, pse më quani rom? Pse ju italianët mendoni se në Afrikë flasim të gjithë të njëjtën gjuhë? Pse Salvini?

Janë këto disa nga pyetjet që imigrantët në Itali u drejtojnë italianëve në videon e fundit të realizuar nga The Jackal, një grup të rinjsh videomaker shumë i suksesshëm në Youtube e rrjetet sociale.

Këto të imigrantëve janë pyetje sa për të qeshur aq edhe serioze e me vend, që ndihmojnë të gjithë që të kuptojnë, siç shkruante Tahar Ben Jelloun, që “Jemi gjithnjë i huaji i dikujt tjetër”.

Shihni videon e kushedi sa pyetje mund të shtoni edhe vetë: 

Nga klandestin në prift. Don Bledar Xhuli mallëngjen Papa Françeskun me historinë e tij

Martesat në Itali të shqiptarëve. Mëse gjysma ka dhëndrin italian