in

Punëdhënësi nuk më derdh kontributet, rrezikoj lejen e qëndrimit?

Kam bërë kërkesë për përtëritjen e lejeve të qëndrimit për motive pune por mësova se punëdhënësi nuk më ka paguar kontributet. Kuestura mund të më mohojë lejen për këtë arsye?

Sipas ligjit italian, kushdo që punon duhet të derdhë kontributet shoqërore. Në rastin e të huajve ky kriter është i lidhur me banimin në Itali e mund të kushtëzojë lëshimin apo përtëritjen e dokumentit të qëndrimit. Në fakt, në rast se nuk përmbushen kriteret për qëndrimin në Itali, qoftë lëshimi, qoftë përtëritja e lejes së qëndrimit mund të refuzohen sipas nenit 5 të dekretit legjislativ 286/98.

Mospagimi i kontributeve shoqërore që rrjedhin nga një marrëdhënie pune e varur nuk mund të kushtëzojë lëshimin e lejes së qëndrimit, pasi i huaji nuk ka asnjë mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në përmbushjen e këtij detyrimi nga anë e punëdhënësit. Kur puna është e varur, derdhja e kontributeve shoqërore është kompetencë e punëdhënësit, ndaj punonjësi vetëm mund të verifikojë nëse derdhja është bërë vërtet dhe, në rast se jo, t’i kërkojë punëdhënësit të përmbushë këtë detyrim.

Për rrjedhojë, vetëm në rastin e punës së varur, i huaji nuk është përgjegjës për mospagesën e kontributeve e për këtë arsye atij nuk mund t’i mohohet dokumenti i qëndrimit.

Ndërsa, nëse i huaji bën punë të pavarur, ai është i vetmi përgjegjës për derdhjen e kontributeve shoqërore të kërkuara nga ligji në fuqi. Kështu që në këtë rast, mospagesa e kontributeve shoqërore kushtëzonn lëshimin e lejes së qëndrimit.

Kur paraqitet kërkesa për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit, Kuestura analizon dokumentacionin e bashkëngjitur kërkesës, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me marrëdhënien e punës.

Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë apo ka paqartësi, autoritetet, para se t’i mohojnë të huajit lejen e qëndrimit, duhet të lëshojnë një paralajmërim që motivon hedhjen poshtë të kërkesës. I huaji, pasi merr këtë lajmërim, duhet të integrojë kërkesën, brenda kohës së parashikuar nga Kuestura, me dokumentacionin që dëshmon se përmbush kriteret për hyrjen e qëndrimin në Itali.

Sipas nenit 5 të dekretit legjislativ 286/98, po të ndeshen parregullsi administrative të korrigjueshme, autoritetet nuk mund të refuzojnë apo të mos përtërijnë dokumentin e qëndrimit, me kusht ama që këto parregullsi të korrigjohen.

In italiano: Il mio datore non versa i contributi, rischio il permesso di soggiorno?

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Siamo tutti migranti, lo dice il nostro DNA

Taksa mbi lejet e qëndrimit. “Nuk duhet paguar, Ministria të lajmërojë Kuesturat”