in

Punonjësit me kualifikim të lartë. Drejt miratimit Karta blu

Pas mendimeve positive të Parlamentit kthehet në Këshill të Ministrave dekreti legjislativ që thjeshtëzon hyrjen në Itali të punonjësve me kualifikim të lartë. Mungon vetëm miratimi i fundit i qeverisë

karta blu

Romë, 7 qershor 2012 – Kthehet në qeveri teksti i Kartës Blu, super leja e qëndrimit që duhet të tërheqë në Itali punonjësit e huaj më të kualifikuar.

Pasi ka marrë mendimet positive të Dhomës së deputetëve dhe të Senatit, dekreti lgjislativ me të cilin do të përvetësohet “direktiva 2009/50/BE mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve jokomunitarë që do të kryejnë punë me kualifikim të lartë”, do të jetë sot pasdite në rend të ditës në këshill të ministrave. Tashmë pritet që Pallati Chiggi ta miratojë atë përfundimisht.

Teksti i miratuar më 16 mars nga qeveria parashikon që punonjësit me kualifikim të lartë të mund të vijnë në Itali jashtë kuotave të flukseve. Ndërmarrjet do të mund të paraqesin kërkesa për ta në çdo moment të vitit, por duhet t’u garantojnë kontratë të paktën për një vit dhe një rrogë të lartë (të paktën tre herë më të lartë se kufiri minimal nën të cilin nuk paguhen shpenzimet shëndetësore, pra, rroga vjetore nuk duhet të jetë më e ulët se 25 mijë euro). Titullarët e Kartës blu mund të sjellin në Itali familjarët e tyre e pas një viti e gjysmë mund të shkojnë në një vend tjetër të BE-së për të punuar.

Gjatë shqyrtimit të skemës së dekretit, Dhoma e Deputetëve i ka kërkuar qeverisë të specifikojë më mirë kategoritë e punonjësve që mund të përfitojnë Kartën blu për të shmangur mbivendosje me kategoritë e tjera të atyre që vijnë “jashtë kuotave të flukseve”, të parashikojë një kohë maksimale prej 90 ditësh për t’iu përgjigjur kërkesave të ndërmarrjeve dhe të përjashtojë hyrjen e shtetasve të huaj për të cilët rezulton pezull një masë dëbimi.

Elvio Pasca

 

Ambasada britanike ndryshon praktikat e aplikimit për vizë

Immigrazione, una sfida e una necessità. Proposte per un salto di qualità