in

Punonjësit sezonalë, nisen kërkesat online të flukseve 2018

Nga regjistrimi në portalin e ministrisë së Brendshme deri te nisja e kërkesave. Udhëzimet hap pas hapi për punëdhënësit si të përpilojnë kërkesat për të përfituar nga 18 mijë kuotat e hyrjeve

Romë, 1 shkurt 2018 –Duke filluar nga mëngjesi i djeshëm, punëdhënësit mund të kërkojnë autorizimet për të sjellë në Itali e për të punësuar 18 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë, mes të cilëve edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

Hyrjet autorizohen nga dekreti i flukseve 2018 dhe, nga përvoja e viteve të fundit, duhet të jenë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e ndërmarrjeve italiane në sektorët e bujqësisë dhe të turizmit. Këto ndërmarrje mund të paraqesin kërkesat e tyre deri në fund të vitit.

Gjithçka bëhet online përmes sitit të ministrisë së Brendshme, njësoj si vitet e fundit, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për punëdhënësit që kanë vendosur të ulen vetë para kompjuterit për aplikim, risjellim një udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës:

1)    Lidhuni me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse jeni i regjistruar shkoni në pikën 4, përndryshe regjistrohuni:

2)   Mbushni formularin e regjistrimit me të dhënat tuaja, futni 5 germat e kontrollit dhe shtypni “Invia”:

 

3)   Sistemi do t’ju nisë në e-mail-in tuaj një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

 

4)   Pasi jeni regjistruar, lidhuni me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruani e-mail-in dhe fjalëkalimin tuaj dhe shtypni “invia”:

 

5)   Pasi hyni në sistem, shtypni lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6)   Kërkoni “Decreto flussi stagionali 2018” dhe shtypni mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

7)   Kjo është faqja e parë e formularit. Shtypni mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8)   Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

9)   Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

10)  Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse keni punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:

11) Përpiloni propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12)  Shkruani vendin e punës…

13)   … dhe ku do të strehohet punonjësi:

14)  Duhet të angazhoheni që do të paguani për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektoni ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikoni çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15)  Futni informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

 

16)  Futni të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmoni vërtetësinë e asaj çka keni deklaruar dhe shtypni butonin “invia” për të nisur kërkesën:

17) Këtej e tutje mund të ndiqni në ç’pikë është praktika përmes nullaostalavoro.dlci.interno.it. Do të mjaftojë të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të zgjidhni “Sportello Unico Immigrazione” e më pas “Domande”:

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
Mbërrin dekreti i flukseve 2018. Autorizon 30.850 ardhje dhe konvertime
Flukset 2018. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2018, teksti në Gazetën Zyrtare
23 janar 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
24 janar 2018. Nis përgatitja e kërkesave për 18 mijë punonjësit sezonalë

 

 

 

 

Nisen kërkesat për bonusin e çerdheve, për të huajt e domosdoshme karta e qëndrimit

L’Itinerario dell’integrazione albanese