in

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Nga leja e qëndrimit te shtetësia, nga shërbimi shëndetësor te çështje që lidhen me tregun e punës, për çdo dyshim e pikëpyetje ekziston shërbimi i Administratës Publike që përgjigjet italisht, anglisht, frëngjisht spanjisht e në gjuhën arabe. Informacione dhe mbështetje falas të huajve në Itali dhe punëdhënësve të tyre, në rrugë të ndryshme

“Ku ka përfunduar kërkesa ime e legalizimit?”, “Si të përtërij/konvertoj lejen e qëndrimit?”, “Kur mund të kërkoj shtetësinë italiane?”, “Ku duhet komunikuar që kam ndërruar punë?”, “Kur të regjistroj djalin në shkollë?”, “Mund të kërkoj bashkim familjar me prindërit?”.

Këto e shumë të tjera janë pikëpyetjet që çdo ditë ngrenë milionë shtetas të huaj që jetojnë në Itali. Dhe çdo ditë, shumë prej tyre marrin përgjigje nga operatorët e specializuar të “Linea Amica Immigrazione”, qendër kontakti e Administratës Publike dedikuar qytetarëve të huaj në Itali dhe italianëve që kanë të bëjnë me të huajt, që komunikon jo vetëm në italisht por edhe në anglisht, frëngjisht spanjisht e në gjuhën arabe.

Të shumta kanalet për t’u lidhur me Linea Amica Immigrazione, duke filluar nga një telefonatë e thjeshtë. Nga telefoni fiks mund të telefonohet falas në numrin 803.001, dhe të shtypet butoni 2. Nga celulari duhet telefonuar në numrin 06.828.881. Nga e hëna në të premte nga ora 9.00 deri në 18.00 përgjigjet drejtpërdrejt një operator, përndryshe mund të lihet një mesazh në sekretari në mënyrë që t’ju rimarrin në telefon.

Një tjetër mundësi kontaktimi është hapësira e vënë në dispozicion online në www.lineaamica.gov.it, me pyetje-përgjigjet më të shpeshta, një chat aktiv gjatë orarit të vlefshëm për telefonatat, dhe me mundësinë e përpilimit të një formulari në seksionin “Chiedo ad un esperto” (pyes një ekspert), që do të përgjigjet sapo ta ketë të mundur. Kush përdor sistemin Skype, mund të kërkojë dhe të lidhet me “lineamicapa”.

Operatorët udhëheqin të interesuarit mes qindra materialeve që përmban www.integrazionemigranti.gov.it, portali i integrimit, që ilustron të gjitha shërbimet në territor të të huajve në Itali, nga ato shoqërore e shëndetësorederi te kurset e italishtes, formimi profesional te sportelet e ndërmjetësimit ndërkulturor. Portali është edhe në gjuhën angleze dhe boton një revistë mujore në shqip, spanjisht, anglisht, arabisht, gjuhën kineze, franceze, ruse, ukrainase, tagalog dhe punjabi.

Me pak fjalë, një botë e tërë me informacione që Linea Amica Immigrazione vë në shërbim të të gjithëve. Mjafton një telefonatë ose një klik.

Punësimi i imigrantëve në Administratën publike, në fuqi normat e reja

Emigranti përballë korrupsionit të policisë rrugore në Shqipëri