in

Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri

Tiranë, 4 nëntor 2011 – “Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri”, me autor pedagogun e Universitetit të Romës, gjeneral Massimo Coltrinari, u promovua më 3 nëntor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Libri ka natyrë historiko-ushtarake dhe përbën volumin e 9-të në serinë e rezistencës së ushtarakëve italianë prej armë-pushimit më 8 shtator të vitit 1943, i cili realizohet nga një komision i veçantë studimor i Ministrisë së Mbrojtjes Italiane.

“Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri”, është botuar për herë të parë në vitin 2000 në Itali.  Në aspekte të veçanta libri i Coltrinarit është i njohur për studentët ushtarakë të Akademisë së Mbrojtjes, por vjen tashmë i plotë dhe i përkthyer në shqip.

Libri ndahet në 7 kapituj, duke filluar nga historia dhe konfigurimi gjeografik i Shqipërisë prej lashtësisë, Lufta I Botërore, marrëdhëniet dhe zhvillimet politike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe deri tek bashkimi i Mbretërisë Shqiptare, në unionin personal nën drejtimin e Viktorio Emanuelit të Tretë.

Pjesën kryesore në këtë vepër e zënë ngjarjet ushtarake të viteve 1943-1944, ku pasqyrohet  situata e ushtrisë italiane, rezistenca e tyre ndaj kundërshtarit të ri, bashkëpunimi me forcat shqiptare dhe deri tek fati i tyre, pas përfundimit të Luftës II Botërore.

Në ceremoninë e përurimit të librit, që mbante vulën e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami.

 

Topalli: “Presidenti Topi ka dëmtuar disa herë partinë demokratike”

Në kokën e Papandreut. Motivet e një hapi të madh e të gabuar politik