in

Qeveria miraton dëmshpërblimin për përmbytjet e dimrit të shkuar në Shkodër

Mbi 1,1 miliardë kompensime për dëmet që do të paguhen nga KESH

Tiranë, 7 dhjetor 2011 – Pas një viti nga përmbytjet, Këshilli i Ministrave vendosi më 6 dhjetor miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun Shkodër, në shumën 1.112.303.342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekë.

Qeveria miratoi gjithashtu listat e familjeve dhe subjekteve të biznesit të qarkut të Shkodrës, së bashku me  shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese, për bashkinë Shkodër; komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Gur i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera.

Fondi prej 1.112.303.342 lekësh do të përballohet nga shuma në të njëjtën vlerë që Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH), do të derdhë në buxhetin e shtetit, në një llogari të veçantë. Nuk kuptohet se ku do të gjejë këtë shumë KESH që është në vështirësi: nuk ka para për të blerë energji për përballimin e nevojave të vendit, ndaj mendon të rrisë çmimin e energjisë.

Kukës. Dalin mbi sipërfaqe të ujit rrënojat e qytetit të vjetër

Rikthehen reshjet, kërcënohen nga përmbytjet lagjet periferike të Shkodrës