in

Qeveria Renzi. Vetëm 16 ministra, gjysma janë gra

Pas mëse 2 orëve në bisedime me presidentin Napolitano, kryeministri Matteo Renzi ka pranuar zyrtarisht detyrën dhe ka dhënë sot emrat e kabinetit të tij. Janë 16, nga 21 që kishte qeveria Letta, dhe ajo çka bie në sy është se skuadra e tij ka një numër të barabartë burrash dhe grash.
Nuovo Centro Destra (NCD) e Alfanos ruan tre ministri nga katër që kishte në Qeverinë e shkuar, UDC e Casinit merr një ministri, po aq edhe Scelta Civica, forca e themeluar nga ish kryeministri Monti. Tre ministra janë të ashtuquajtur “teknikë”, ndërsa të tjerët të PD-së. 
Qeveria e tij do të bëjë betimin para presidentit të Republikës brenda 24 orëve: mëngjesin e të shtunës 22 shkurt, në 11.30. Pasdite do të mbajë mbledhjen e parë të Këshilllit të ministrave. Ditët e para të javës së ardhshme do të prezantojë programin e qeverisë së re dhe do të kërkojë votëbesimin në Parlament. Të hënën, më 24 shkurt në Senat e të martën (25 shkurt) në Dhomën e Deputetëve. 
Matteo Renzi, 39 vjeç më 11 janar 2014, është nga sot kryeministri më i ri në moshë që ka pasur ndonjëherë Italia republikane dhe më i riu ndër kryeministrat e BE-së sot.

Ja skuadra e tij:

Zëvendës sekretar në Presidencën e Qeverisë – Graziano Delrio;

Ministra me portofol:
Ministër i Ekonomisë – Pier Carlo Padoan;
Ministër i Brendshëm – Angelino Alfano (Ncd);
Ministër i i Jashtëm – Federica Mogherini (Pd);
Ministër i Drejtësisë – Andrea Orlando (Pd);
Ministër i Mbrojtjes – Roberta Pinotti (Pd);
Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Federica Guidi;
Ministër i Infrastrukturës dhe Transporteve – Maurizio Lupi (Ncd);
Ministër i Shëndetësisë – Beatrice Lorenzin (Ncd);
Ministër i Politikave Bujqësore – Maurizio Martina (Pd);
Ministër i Ambjentit – Gianluca Galletti (Udc);
Ministër i Punës dhe i Politikave Sociale – Giuliano Poletti;
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Stefania Giannini (Sc);
Ministër i Kulturës – Dario Franceschini (Pd);

Ministra pa portofol:
Ministër i Reformave dhe i Marrëdhënieve me Parlamentin – Maria Elena Boschi (Pd);
Ministër i Administratës Publike – Marianna Madia (Pd);
Ministër i Çështjeve Krahinore – Maria Carmela Lanzetta (Pd).

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Pasaportat biometrike. Për toponimet greke zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare

Qeveria Renzi. Alfano, Poletti dhe Mogherini do të qeverisin imigracionin