in

Qeveria shqiptare vendos ngritjen e Komitetit të Diasporës

Sipas kryeministrit, ky komitet, “një detyrim i madh, moral” ndaj shqiptarëve kudo që janë, “do të përpunojë praktikat e skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit”

Tiranë, 5 janar 2013 – Qeveria shqiptare vendos ngritjen e një institucioni të menduar posaçërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut.  Në mbledhjen e parë të vitit, më 4 janar, Këshilli i Ministrave vendos ngritjen e Komitetit për Diasporën (siç lexohet në faqet on-line të qeverisë). Sipas kryeministrit, ky vendim  është “një detyrim i madh, moral” ndaj shqiptarëve kudo që janë.  Do të jetë organizmi në nivel ministrie që, sipas kryeministrit, “do të përpunojë praktikat e skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit”. Nuk thuhet ende asnjë fjalë se ç’përbërje do të ketë ky komitet e kur do të nisë punën.

Në mbledhjen e Qeverisë, Berisha ka kujtuar rëndësinë historike që ka pasur diaspora për Shqipërinë dhe njëkohësisht ka pranuar se shqiptarët që jetojnë jashtë, edhe pse janë “më të shumtë se në trojet shqiptare” nuk kanë pasur “mbështetjen e merituar të Shqipërisë” e për këtë kërkon ndjesë dhe garanton  se mbështetja e tyre “është përparësi madhore”.

Kryeministri ka të drejtë kur thotë se shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut nuk e ndiejnë mbështetjen e shtetit të tyre, sa për garancinë, se fati i tyre është “përparësi madhore” për qeverinë që drejton, duket paksa premtim elektoral.

PDIU përshëndet vendimin e Qeverisë

“Komiteti i diasporës ka për të qenë një instrument thelbësor që do të forcojë lidhjen mes bashkatdhetarëve tanë dhe vendlindjes së tyre dhe do të mundësojë përfshirjen e tyre më aktive dhe konkrete në të gjitha sferat e shoqërise sonë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Sekretarit të politik të PDIU-së, Adri Nurellari. 

Sipas tij, ky komitet nderon kontributin e vyer dhe vendimtar që diaspora shqiptare ka dhënë gjatë dy shekujve të fundit për rilindjen kombëtare dhe ndërtimin e shtetit shqiptar. Ai shton më tej se “diaspora ka një potencial të madh për të kontribuar edhe në të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe mund të luaj një rol të rëndësishëm për zhvillimin  e ekonomisë, demokracisë,  sundimit të ligjit si dhe kulturës së vendit tonë”. 

Lexo edhe: Premtimet e shtetit shqiptar dhe emigrantët

Sosteniamo la candidatura nel PD di Issi Ademi per le prossime elezioni

Sicilia. Bus per soli immigrati a Trapani