in

Qendrat e dëbimit të ndaluara për gazetarët

Urdhri i gazetarëve dhe sindikata i shkruajnë ministrit të Brendshëm Maroni pas qarkores që ka bllokuar hyrjen e organeve të shtypit në Cie. “Kufizon detyrën tonë të informimit të qytetarëve”

Romë, 14 qershor 2011 – Nga prilli i shkuar, gazetarët nuk mund të hyjnë në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit (Cie).

Edhe më parë nuk e kishin të lehtë: duhej të ishin të autorizuar nga prefektët. Por nga 1 prilli, një qarkore e ministrit të brendshëm Maroni u ka mbyllur krejtësisht dyert e Cie-ve. Qarkorja përcakton që “duke pasur parasysh fluksin e lartë të imigrantëve të ardhur nga Afrika e Veriut dhe për të mos penguar punën që bëhet për ta”, hyrja u lejohet vetëm disa organizatave (UNHCR, OIM, Kryqi i Kuq Italian, Amnisty International, Mjekët pa Kufij, Save the Children, Karitasi) dhe shoqatave që punojnë në brendësi të strukturave Cie.

Pas protestave të veçanta të gazetarëve dhe shoqatave, zbret në fushë edhe Urdhri i Gazetarëve (OdG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), me një letër të përbashkët drejtuar Maronit. I kërkojnë ministrit një takim urgjent: ajo qarkore, denoncojnë ata “kufizon detyrën tonë të informimit lirisht të qytetarëve, sipas nënit 21 të Kushtetutës” që mbron të drejtën e të shprehurit dhe informimit, duke specifikuar që shtypi nuk duhet të jetë subjekt autorizimesh apo censurash.

Sot, shkruajnë OdG dhe FNSI, “rezulton e pamundur për kë dëshiron të ushtrojë të drejtën e kronikës, të mund të verifikojë me sytë e mjetet e veta çka ndodh” në Cie. “Edhe pse kuptojmë problematikat që rrjedhin ndonjëherë nga administrimi i përditshëm dhe material i mikpritjes, besojmë se nuk është e drejtë të konsiderohet informacioni pengesë për funksionimin e këtyre strukturave; përkundrazi jemi të bindur që besueshmëria dhe transparenca e tyre duhet të konsiderohen themelore për përforcimin e besimit tek institucionet”.

“Të gjitha direktivat e lëshuara deri më sot lidhur me figurat shoqërore të cilave u garantohet hyrja nuk përmendin operatorët e medieve. Për më tepër, Cie-të nuk janë juridikisht të përcaktuara si struktura të heqjes së lirisë, për të cilat parashikohen kufizime, e që për rrjedhojë kanë nevojë për autorizime hyrjeje”.

Sipas përfaqësuesve të gazetarëve italianë, “nuk është e pranueshme ekzistenca e vendeve të përqendrimit pa pëlqimin e personave ku shtypi i lirë të mos ketë të drejtë hyrjeje. kjo është  një anomali e mirëfilltë demokratike”.

Ndaj nevojitet një marrëveshje që të disiplinojë “detyrimin e informimit edhe brenda Cie-ve”. Objektiv ky që mund të arrihet “pa përjashtuar funksionimin normal të procedurave që zhvillohen në to” dhe duke mbrojtur “të drejtën e pamohueshme të privatësisë për personat që aty mbahen, ppër operatorët dhe forcat e ruajtjes së rendit që punojnë në to”. 

Me ç’dokumente italiane mund të lëvizet në Europë

The Economist:{br}Pse të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës Shqipëria