in

Reforma e shtetësisë dhe e të drejtës së votës. Ja si mblidhen firmat

Udhëzuesi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatën “Italia jam edhe unë”. Hap pas hapi, nga ngritja e një komiteti deri në paraqitjen e dy propozimeve të ligjit në parlament

Romë, 8 tetor 2011 – Ka nisur tashmë prej disa ditësh mbledhja e firmave për dy propozimet ligjore me iniciativë popullore: një për reformimin e ligjit të shtetësisë dhe tjetri për njohjen e të drejtës së votës emigrantëve. Nëse fillimi i mirë është gjysma e punës, atëherë propozimet janë në rrugë të mbarë: tashmë janë mbi dhjetëmijë (nga pesëdhjetëmijë që nevojiten deri në fund të shkurtit) firmat e mbledhura.

Kush jep firmën duhet të jetë italian, siç janë edhe të gjithë ata shqiptarë që kanë marrë tashmë shtetësinë e që, po të dëshirojnë, mund të japin kontributin e tyre. Qoftë që të afërm, bij e miq të tyre tyre të mos presin mbi dhjetë vjet për t’iu njohur shtetësia italiane, qoftë për t’u dhënë atyre të drejtën e votës në zgjedhjet komunale, provinciale e krahinore. Ndaj shqiptariiitalise.com sheh të udhës të tregojë ku dhe si jepen firmat për propozimet e këtyre ligjeve.

Ku mund të jepet firma? Për ditur këtë, është mirë të shkohet në faqet internet të “L’Italia sono anch’io”, në të cilat botohet e përditësuar lista e vendeve ku mblidhen firmat. Një shembull? Nga konsultimi i këtyre faqeve, mëson se, në Milano, Komiteti Promovues mbledh firmat për fushatën “Italia jam edhe unë” në selinë Acli (via della Signora 3, MM San Babila/Missori) çdo të premte. Si edhe çdo ditë në çdo Këshill zone dhe në zyrat e bashkisë në rrugën  Larga. Adresë e orar gjeni edhe për qytete të tjera të Italisë.

E nëse ndonjë dëshiron të bëjë më shumë, duke marrë pjesë aktivisht në procesin e mbledhjes së firmave? Në këtë rast duhet t’i drejtohet një prej komiteteve territoriale që janë formuar në mbarë Italinë (këtu gjen listën) dhe nëse në zonën tënde nuk është ngritur ende një, kontakto komitetin kombëtar për të formuar një komitet zone apo për të ngritur një pikë mbledhjeje firmash: në adresën mail info[at]litaliasonoanchio.it ose në celularin +39.348.655 41.61.

Një premisë e rëndësishme: për të mbledhur firmat për propozimet nuk mjaftojnë një tavolinë, letër, penë e dëshira e mirë, por duhet ndjekur një rrugë e e përcaktuar me ligj (nëse nuk respektohet, firmat janë të pavlefshme). Tregohet me hollësi në këtë Udhëzues, në gjuhën italiane, të shkruar nga promovuesit e fushatës, fazat kryesore të të cilit po i përmbledhim në vijim.

Janë komitetet ato që furnizojnë pikat e mbledhjes së firmave me materialin e nevojshëm, duke filluar nga formularët e domosdoshëm. Në fakt, këta janë shtypur në letër me format peshë dhe ngjyrë të veçanta ndaj edhe nuk mund të shkarkohen nga interneti nga kushdo apo të fotokopjohen. Formularët vulosen edhe në Gjykatë apo në Komunë. Më pas duhet menduar për “autentikuesin“ për çdo pikë mbledhjeje të firmave. Këtë detyrë mund ta mbulojnë vetëm disa kategori personash si noterë, kryebashkiakë, këshilltarë komunalë, provincialë, gjykatës të paqes, etj.), që në disa raste duhet të kërkojnë edhe autorizime.

Një autorizim është i domosdoshëm edhe për të hapur qendrën e mbledhjes së firmave në një vend publik. E me të pasur të gjitha sa më sipër mund të niset me mbledhjen e firmave. Mund të firmosin vetëm italianët mbi tetëmbëdhjetë vjeç që banojnë në Itali e që paraqiten me një dokument identiteti. Bashkë me firmën merren  edhe të dhënat e tyre personale. Në fund është autentikuesi që vë firmë e vulë në formular.

 E nuk mbaron me kaq. Pasi mbushen e autentikohen, formularët paraqiten në Komunë, e cila duhet të verifikojë që çdo emër e mbiemër i regjistruar i takon një personi të regjistruar në listat zgjedhore. Pas këtij hapi, formularët mund t’i përcillen Komitetit Kombëtar, që i mbledh për t’i paraqitur të gjithë bashkë në Parlament, brenda ditëve të para të marsit 2012.

Shqiptariiitalise.com

Shkarko:

L’ITALIA SONO ANCH’IO. VADEMECUM PER LA RACCOLTA DELLE FIRME

Facsimile per permessi e autorizzazioni (da verificare nelle singole realtà)

Lettera di servizio per gli autenticatori

Dy propozimet për ligie me iniciativë popullore:

Relazione introduttiva sulla proposta di legge cittadinanza
“Modifiche alla L. 5 Febbraio 1992, N.91 “Nuove Norme Sulla Cittadinanza”

Relazione introduttiva sulla proposta di legge diritto di voto
“Norme per la partecipazione politica ed amministrativa e per il diritto di elettorato senza discriminazioni di cittadinanza e di nazionalità”

Nesër në orën 10 funeral zyrtar për ish presidentin Alia

Eugert Zhupa çiklisti kampion që garon me fanellën kuqezi