in

Reforma e shtetësisë. “Do rinisim punimet, duam ta çojmë deri në fund”

Raportuesja Doris Lo Moro: “Nuk duam ta bllokojmë, javën e ardhshme seancat dëgjimore. E kemi fjalën për të mitur që kanë rrënjët në Itali, kriza e refugjatëve dhe terrorizmi janë tjetër gjë”

Romë, 23 mars 2016 – Senatores Doris Lo Moro nuk i nxjerr dot shumë fjalë rreth reformës së shtetësisë për bijtë e imigrantëve.

Mbi rrugën e bërë tashmë në Pallatin Madama e mbi pikat kritike të dala në dritë deri tani të drejton të shohësh raportet e Komisionit për Çështjet Kushtetuese. Për sa i përket të ardhmes pohon vetëm: “Diskutimi është i hapur, unë jam raportuesja e funksioni im është të dëgjoj e të gjej ekuilibër mes të gjitha grupeve politike. Natyrisht unë punoj që të shkohet përpara”.

Por nëse hidhet dyshimi mos pikërisht në Komision, me shtyrjet e njëpasnjëshme, po i bëjnë gropën reformës, Lo Moro përgjigjet menjëherë: “Nuk është kështu. Javën e ardhshme reforma do të rinisë rrugëtimin me seancat dëgjimore – thotë për stranieriinitalia.it – e jam absolutisht e bindur se më pas do të shkojnmë përpara drejt një përmbylljeje të shpejtë të punimeve”.

“Reforma – shton ajo – për mua është përparësi absolute e në këtë çast nuk shoh gjëra më të rëndësishme që duhet të shqyrtohen përpara”.

Pse atëherë, deri tani reforma ka bërë ec e ndalo e prej fillimit të shkurtit nuk është kthyer asnjëherë në rend të ditës?

“Na u desh të kalonim përpara një sërë masash të tjera, e fundit ishte ligji delegues i reformës së Sektorit të Tretë, për arsye që kanë të bëjnë me vetëkëto masa, por në asnjë mënyrë sepse donim të linim reformën e shtetësisë në sirtar”.

Në komision ju jeni kryetare e grupit të PD-së. E ka akoma për zemër reformën partia juaj?

“Absolutisht po”.

E aleatët tuaj?

“Në komision deri tani e kanë mbështetur e unë si raportuese e mbaj parasysh. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lindin probleme, por do t’i përballojmë, për t’i kapërcyer, kur të na dalin përpara”.

Afrimi i zgjedhjeve të qershorit e fushata elektorale do të ndikojnë në rrugëtimin e reformës?

“Besoj se jo”.

Po kriza e refugjatëve dhe alarmi i terrorizmit? Nxirren gjithnjë në pah nga ata që nuk duan reformën.

“Janë argumente që nuk kanë të bëjnë me atë që po diskutojmë e kështu që duhen mbajtur larg nga reforma e shtetësisë. Ne po merremi me të miturit e rrënjosur në Itali. Të debatojmë mbi këtë temë. Ka dukuri që duhet qeverisur e probleme që duhen zgjidhur, kjo është detyra e politikës, dhe jo të ushqejë frikën e njerëzve”.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në 
Facebook dhe Twitter)

 

 

Gjermani. Arrestohen 3 kosovarë që vinin nga Brukseli

Lega: “Jemi në luftë, të ndalojmë imigracionin dhe të kontrollojmë myslimanët”