in

Reforma e shtetësisë. Më 30 mars seanca dëgjimore në Senat

Ekspertë dhe shoqata do të shprehin mendimin e tyre mbi rregullat e reja sipas të cilave bijtë e imigrnatëve do të bëhen qytetarë italianë. Më pas do të kalohet në paraqitjen e amendamendeve

Romë, 24 mars 2016 –Do të rinisë të mërkurën e ardhshme (30 mars) rrugëtimi i reformës së shtetësisë për bijtë e imigrantëve në Senat.

Komisioni për Çështjet Kushtetuese nuk po merrej më më të që prej fillimit të shkurtit, kur u mbyll diskutimi i përgjithshëm mbi tekstin e miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Gjithçka u la pezull për t’u dhënë përparësi masave të tjera që konsideroheshin më të rëndësishme dhe në pritje të thirrjes së një serie të re seancash dëgjimore.

Tani, siç deklaroi pak ditë më parë raportuesja Lo Moro për Stranieriinitalia.it, situata u zhbllokua. Seancat dëgjimore do të mbahen më 30 mars duke filluar nga ora 13.30. Duhet të përmbyllen të gjitha atë pasdite e duhet të ndihmojnë senatorët të qartësojnë edhe më shumë idetë e më pas të paraqesin propozimet e tyre për modifikim të tekstit.

Lista e ekspertëve dhe shoqatave që do të dëgjohen të mërkurën akoma nuk është zyrtare. Thirrjet u janë nisur tashmë, por duka para kohën e shkurtër të paralajmërimit dhe faktin që ka vetëm një pasdite në dispozicion, duhet parë sa do të arrijnë të paraqiten efektivisht.

Duke qenë se është fjala për senaca dëgjimore joformale, duhet të bëhen me dyer të mbyllura. Mbeteet sidoqoftë mundësia që Presidenca e Komisionit të autorizojë reklamojë punimet, ndoshta edhe me transmetim të drejtpërdrejtë në ueb. Ditët e ardhshme do të mund të mësohet më shumë.

EP

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Regjistrimi i emigrantëve. Sot hyn në fuqi ligji

70 vjet burg katër meshkujve të familjes Ziu për vrasje