in

Reforma e shtetësisë sipas parimit ius soli brenda 6 muajve në programin e qeverisë

Enrico Letta prezanton “Impegno Italia”, pakti qeveritar për vitin 2014. Mes prioriteteve dhe reformave të parashikuara nga Letta, edhe reforma e shtetësisë “për të lindurit këtu nga prindër të huaj që jetojnë në Itali në mënyrë të qëndrueshme”

Romë, 12 shkurt 2014 – Enrico Letta më në fund prezanton sot paktin e qeverisë për vitin 2014 “Impegno Italia”. Një dokument me 58 faqe që përmban përparësitë e reformat që qeveria parashikon  të ndërmarrë këtë vit.

Ndër to, në kapitullin “Persone”, gjen vend edhe reforma e shtetësisë në paragrafin me titull “Reformimi i ligjit mbi shtetësinë sipas parimit të ius soli-t” që parashikohet të bëhet brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 nën përgjegjëësinë e Kryeministrisë, të ministrisë së Brendshme dhe të asaj të Integrimit.

“Të reformojmë ligjin mbi shtetësinë duke futur parimin e ius soli-t për të miturit e lindur nga prindër që jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në Itali” është impenjimi i qeverisë në këtë aspekt.

Në dokumentin “Impegno Italia” merret në konsideratë fakti se në Itali jetojnë një milion të mitur të huaj nga të cilët 400 mijë kanë lindur këtu. “Ka ardhur koha që t’i jepet përgjigje çështjes së të drejtës së shtetësisë për ata që lindin, rriten e studiojnë në Itali” shkruhet në dokumentin e qeverisë, ku shtohet se “normativa e re duhet të mbajë parasysh qoftë qëndrueshmërinë e qëndrimit të prindërve në Itali, qoftë integrimin në kontekstin kulturor dhe gjuhësor (për shembull përfundimin e një cikli apo të një kursi studimesh”.

K.B. Shqiptari i Italisë

In italiano: Cittadinanza. Letta: “Riforma entro sei mesi, basata sullo ius soli”

Shkarko dokumentin Impegno Italia

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Ç’do të mbetej nga kombëtarja zvicerane po të mos ishin të huajt?

Universiteti. Nisin prenotimet për testin e pranimit në fakultetet me numër të mbyllur