Pas vlerësimit të dhënë nga UNAR dhe sentencave të gjykatave, modifikohen kriteret për rekrutimin e personelit. Ditët e fundit të vlefshme për të paraqitur kërkesë
Romë 2 shtator 2011 – Muajin e ardhshëm edhe në Itali do të bëhet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, për të zbuluar sa banorë ka Italia dhe si jetojnë ata. Është një sipërmarrje gjigante në të cilën mund të marrin pjesë edhe punonjësit e huaj.
Komunat kanë nisur muaj më parë të rekrutojnë personelin që do të shkojë derë më derë për të bërë intervistat apo për të koordinuar këtë lloj operacionesh. Por shumë prej komunave parashikonin kritere si shtetësia italiane apo evropiane (më saktë, të një prej vendeve të BE-së) që nxirrnin menjëherë jashtë loje imigrantët, sipas një interpretimi të shumë kritikuar të ligjeve mbi punësimin në sektorin publik.
Më pas mbërriti edhe vlerësimi i UNAR-it, zyrës kombëtare kundër diskriminimeve raciale dhe sentencat e gjykatave të Milanos dhe Genovas që pohonin se zgjedhje të këtij lloji janë diskriminuese, pra të paligjshme,kështu që komunave iu desh të bëjnë prapakthehu. Në Romë, Milano, Torino dhe në shumë qytete të tjera, konkurrimi për një vend pune si intervistues është hapur sërish, natyrisht këtë radhë pa kriterin e Shtetësisë.
Të gjithë të interesuarit të informohen pranë Komunës, edhe përmes internetit, për të mësuar se deri kur mund të paraqesin kërkesë. Por duhet nxituar, pasi afatet – ku më parë e ku më vonë – skadojnë brenda pak ditëve.
Elvio Pasca