in

Revolucion në farmaci

Tre dekrete të reja të ministrisë së Shëndetësisë do të shtojnë shërbimet e ofruara nga farmacitë

Në farmaci jo vetëm për të blerë ilaçe, por edhe për një sërë shërbimesh të tjera si analiza, gjilpëra apo prenotime të vizitave mjekësore. Është një revolucion i vogël ai që parashikojnë tre dekretet e ministrisë së shëndetësisë, dy prej të cilëve kanë hyrë në fuqi.

Dekreti i parë parashikon që në farmaci të jetë e mundur kryerja e analizave pa marrjen e gjakut si ato për kolesterolën, trigliceridet ose testet e shtatzënisë. Një tjetër dekret autorizon praninë në farmaci të infermierëve profesionistë ose të fizioterapistëve për të ofruar shërbime si gjilpëra apo ushtrime rehabilitimi, me mundësi për t’i pasur këto shërbime edhe në shtëpi.

Sipas dekretit të tretë, që akoma nuk ka hyrë në fuqi, nëpër farmaci do të jetë e mundur të prenotohen vizitat pranë spitaleve shtetërore apo të merren përgjigjet e analizave.

Jo të gjitha 20 mijë farmacitë italiane do të ofrojnë këto shërbime të reja, të cilat sipas ligjit duhet të jenë me kosto zero për shtetin. Ndërsa për klientët do të jenë me çmim të plotë, pa dyshim më të lartë se ai që ofron Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Leon Cino i kthehet skenës{br}“Tra Uomo e Donna”

Legalizim të bashkëpunëtoreve shtëpiake edhe nëse kanë dy dëbime