Analisti BBC: “Pak gjasa që shqiptarët të votojnë për monarkinë”
Jan Repa, analist i BBC për çështjet e Evropës Qëndore dhe Lindore në një intervistë për BBC në shqip është shprehur se shumica e ish-monarkëve, nuk mendojnë seriozisht për rivendosje monarkish. Vijon pjesë nga intervista.
BBC: Me kthimin e Zogut, sa janë shanset që Shqipëria të shndërohet nga Republikë në Monarki, nisur nga fakti se kjo mbetet një ambicie e Leka Zogut?
Ju po thoni se Leka Zogu nuk ka shans që të pasojë shembullin e Simeonit të Bullgarisë?
Nuk jam i sigurt. Unë nuk dua të nënçmoj zotërinë, por unë nuk mendoj se Zogu është aq shumë i njohur si një drejtues biznesi i mirëfilltë. Simeoni përfaqësonte një kompani të madhe perëndimore, dhe nuk mendoj se Leka Zogu, është i të njëjtit brumë. Është e mundshme, por kjo nuk ka ndodhur gjetiu. Karagjorgjeviçi është shumë larg rivendosjes së monarkisë në Serbi, ish- mbreti Mihail, tashmë kalon një pjesë të kohës në Rumani dhe pëlqehet si një njeri, i cili kur ishte i ri, kundërshtoi fashizmin, por sërish ai u përdor nga qeveria rumune, si një lloj zëdhënësi për Rumaninë, si një Ambasadori i Vullnetit të Mirë, për të nxitur idenë dhe dëshirën e Rumanisë për tu futur në Nato. Megjithatë duhet thënë se ka një interes publik minimal për të.
A mendoni se kjo dashuri e befte e evropianolindoreve me ish-monarkët, është shprehje e faktit se elektorati në këto vende ka një lloj apatie ndaj politikës së partive kryesore politike në këto vende?
Unë mendoj se ka shumë zhgënjim dhe pakënaqësia dhe në këto rrethana gjithmonë do të ketë njerëz, që do të shikojnë për zgjidhje të tjera. Mund të argumentohet se një ish-monark është më pak i rrezikshëm për demokracinë, sesa një politikan populist, që mund të vendosi një formë diktature apo regjimi autoritar. Në vende të cilat janë të begata dhe me standard të pëlqyeshëm jetese, si për shembull në Itali apo Austri, ka një numër nostaligjikësh, por nuk është se ka presion serioz, për ndonjë lloj restaurimi të monarkisë.
Qershor 2002
Lexo edhe: Tetor 2002. Shqiptarët i japin lamtumirën ish-mbretëreshës Geraldine