in

Rinas Informacion turistik që në aeroport

Përurohet sot Pika e informacionit turistik në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit

Tiranë, 3 gusht 2012 – Turistët që zbresin në Tiranë nga Aeroporti i Rinasit do të gjejnë gjithë orientimin e nevojshëm në rrugëtimin e tyre drejt qytetit, përmes Pikës së Informacionit Turistik.

Kjo e fundit është ngritur brenda hollit të pritjes së pasagjerëve të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe do të përurohet sot. Zyra e Informacionit Turistik do të administrohet nga Zyra e Shërbimit Turistik dhe në të do të ofrohen shërbime dhe informacione të detajuara lidhur me destinacionet turistike në vend.  

Aktualisht, kostoja për ngritjen e kësaj pike është rreth 60,000 Euro, ku përfshihet design, prodhimi, instalimi, botimi i materialeve promocionale, asistenca teknike, etj. Projekti u bë i mundur nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët midis Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar “TIKA”, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Aeroportit të Tiranës.

Fondi për ngritjen e kësaj njësie të re u mundësua nga TIKA, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë që ka me MTKRS-në në fushën e turizmit dhe të trashëgimisë kulturore. I pranishëm në përurimin e qendrës informative do të jetë Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi si dhe përfaqësues nga TIKA.

Kam kërkuar pasaportën e re në Konsullatë e kam kuponin e aplikimit. A mund të shkoj në Shqipëri?

A mund të shkoj në Shqipëri përmes Kroacisë me pasaportën jobiometrike?