Gazetari italian Roberto Saviano dhe gazetarja meksikane Lydia Cacho janë fituesit e Çmimit Ndërkombëtar Olof Palme, çmim që mban emrin e ish kryeministrit suedes që u njihet çdo vit individëve që përpiqen për paqen, çarmatosjen dhe luftën kundër diskriminimit dhe ksenofobisë.
Saviano me librin e tij Gomorra mbi botën ekonomike dhe kriminale të Camorras, dhe gazetarja Cacho me librin e saj të vitit 2005, “Demons of Eden”, që tregon historinë e një rrjeti për abuzimin seksual të fëmijëve, kanë merituar çmimin për “betejën e tyre, pa kufij e shpesh të vetëm, për idetë e tyre dhe për kurajon e jashtëzakonshme”.
Palme u vra teksa dilte nga një kinema në shkurt të vitit 1986. Në të shkuarën, me çmimin që mban emrin e tij është vlerësuar ish sekretari i përgjithshëm e OKB-së Kofi Annan apo lideri i opozitës birmane Aung San Suu Kyi.
Lexo edhe:
Saviano: “Shqiptarë, ruajuni Italisë”