in

Romë. Kontrolle falas për Diabetin Mellit dhe Sindromën Metabolike

 

Në kuadër të një programi kërkimor ndërkombëtar evropian për vlerësimin e faktorëve të rrezikut të lidhur me zhvillimin e Sëmundjeve Metabolike, Fondacioni i  Poliklinikës Tor Vergata në Romë do të zhvillojë vizita kontrolli falas per të vlerësuar rrezikun metabolik, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e patologjive si Diabeti Mellit dhe Sëmundjet Kardiovaskulare në popullatën shqiptare të grup-moshës 35-75 vjeç, meshkuj dhe femra që janë rezidentë të rregullt në  Itali e janë të pajisur me librezën shëndetësore.

Diabeti Mellit konsiderohet tashmë nje epidemi e cila përfshin gjithë popullaten; kjo sëmundje ka nje përhapje epidemike si në shoqeritë perëndimore ashtu edhe në ato në zhvillim.  Iperglicemia (Glicemia e lartë) është nje difekt kryesor metabolik; rritja e përqëndrimit e glukozit është i moderuar ne Diabetin e Tipit 2 (DT2), dhe më evidente në Diabetin e Tipit 1 (DT1).

Është raportuar një rritje e incidencës dhe prevalencës e Diabetit Mellit në vecanti të DT2, në disa grupe të ndryshme etnike të emigruar në Itali, kjo për shkak të stileve të ndryshme të jetës dhe stresit mjedisor.

Dhe Sindroma Metabolike (SM) ka pësuar një rritje në disa grupe të ndryshme etnike. Karakteristika e kësaj semundjeje është ndërvarësia me Insulinëo-rezistencë, Obezitet Qëndror, Hipertension, Reduktim i tolerancës ndaj Glukozit ose Diabet Mellit i Tipit 2 dhe Dislipidemi (ipertrigliceride, vlerë e ulët e HDL).

Pacientët Diabetikëparaqesin një rritje të incidencës së komplikacioneve afatgjate si Infarkti i Miokardit, Iktus, Neuropati, Insufiçenca Renale, Retinopatia Diabetike dhe patologji të tjera të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun e vdekshmerisë.

Në ambulatorin e Fondacionit së Poliklinikës Tor Vergatado të zhvillohet një vizitë mjekësore gjatë të cilës do të bëhen matjet fizike dhe antropometrike si gjatësia, pesha trupore, cirkumferenca e belit, presioni arterioz, matjet biokimike te markatorëve të metabolizmit glikolipid dhe, në rast nevoje do kryhet edhe test-i i ngarkesës së glukozit oral. Pacientët do t’i nënshtrohen një pyetësori mbi gjendjen socio-ekonomike, stilin e jetës dhe aktivitetin fizik.

Në përfundim të screening-ut do të vlerësohet përqindja e rrezikut për të zhvilluar sëmundje metabolike si Diabeti Mellit dhe Sëmundje Kardiovaskolare. Pacientit do t’i paraqiten të gjitha strategjitë që duhet të ndjeki për të reduktuar riskun e zhvillimit të sëmundjeve metabolike. Do të zhvillohet gjithashtu diagnostikimi eventual i Sindromës Metabolike dhe i Diabetit Mellit. Pacientëve do t’i kërkohet miratimi për përdorimin e një kampioni për nxjerrjen e ADN-së dhe kryerjen e një ekzaminimi gjenetik, i cili synon gjetjen e markatorëve gjenetikë prediktivë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Të dhënat personale do të mbrohen dhe nuk do nuk t’u jepen institucioneve apo personave të tretë.

Vizitat do të zhvillohen të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10.00 deri në 12.00 në ambulatorët e Diabetologia (UOC Endocrinologia, Diabetologia e Malattie Metabolichetë Poliklinikës së Tor Vergata-s (2° piano sud, Torre 8 blocco ambulatori percorso T8). Për më shumë informacione mund të telefonohet në numrin 06-20904662 të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10.00 deri në 12.00.   

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

Italianët në Shqipëri. Veliaj: “19 mijë me leje qëndrimi për punë”

Pensioni i emigrantëve, sfidë për qeverinë