Një 41-vjeçar shqiptar ka shkuar vetë në urgjencën e spitalit Sandro Pertini të kryeqytetit. Karabinierëve që kanë nisur hetimet, nuk u tregon se si e ka marrë plumbin në faqe
Romë, 29 tetor 2013 – Një rast të pazakontë kanë ndeshur mbrëmjen e djeshme mjekët e spitalit Sandro Pertini të Romës. Një shqiptar 41 vjeç ka shkuar me këmbët e veta në repartin e Urgjencës me një plagë të madhe në faqe të shkaktuar nga një plumb.
Siç parashikohet në këto raste mjekët, pasi e kanë kuruar, kanë sinjalizuar menjëherë rastin te karabinierët që kanë marrë në pyetje 41-vjeçarin për të mësuar se çfarë i kish ngjarë.
E bukura është se deri tani – sipas karabinierëve që kanë nisur hetimet – shqiptari nuk ka pranuar të japë shpjegime se si dhe nga kush është plagosur në faqe.