in

Rregulla të reja qëndrimi dhe dëbimi për të huajt

Shoqërimi me forcë në kufi

Sipas normave të reja, dëbimi me shoqërim në kufi duhet të vendoset sa herë që një shtetas i huaj i parregullt kapet në territorin italian, por kur ky nuk është i mundur, sepse ky nuk ka pasaportë e nevojiten verifikime mbi identitetin të huajit, vendoset që ai të mbahet në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit, Cie.
Shoqërimi me forcë në kufi mund të bëhet edhe kur:
– ekziston rreziku i largimit (mungesa e një dokumenti të vlefshëm për jashtë shtetit apo i një strehimi të përshtatshëm që të lehtësojë gjetjen e personit; dhënia më parë të dhënave personale të rreme, etj;
– kërkesa për leje qëndrimi është hedhur poshtë sepse nuk ishte dukshëm e pambështetur në motive të vlefshme apo sepse kërkesa ishte bërë mbi motive të rreme apo të paqena;
– i huaji, pa asnjë motiv të justifikuar, nuk ka respektuar afatin e largimit me dëshirë nga territori italian të dhënë nga një urdhër dëbimi të mëparshëm.

Garanti i të burgosurve: “Cie-të janë burgje. E papranueshme”

Kthehet në atdhe kontingjenti shqiptar i paqeruajtësve në Afganistan