Riatdhesimi me dëshirë
Dekreti i ri i Qeverisë bën më të lehtë, në krahasim me të shkuarën, mundësinë për të huajin e parregullt largimin me dëshirë nga territori italian, duke parashikuar riatdhesimin e mbështetur dhe mundësinë që t’i kërkohet Prefektit një zgjatje e afatit për t’u larguar.
Kjo procedurë e re u adoptua për t’iu përshtatur direktivës evropiane mbi riatdhesimet që, edhe pse nuk ishte nënshkruar nga Italia, sidoqoftë ndikoi në mekanizmin italian të dëbimeve.
Për të kërkuar shtyrjen e afatit të largimit nga Italia i huaji duhet të tregojë se ka burime ekonomike sa trefishi i çekut social dhe Kuestori, që t’i lejojë shtyrjen, mund t’i imponojë një sërë masash si dorëzimin e pasaportës dhe/ose detyrimin e paraqitjes pranë zyrave të policisë deri në ditën e caktuar për nisjen e tij.
Nëse shtyrja e afatit jepet por i huaji nuk respekton detyrimet, masa e dëbimit ekzekutohet menjëherë dhe i huaji dënohet me sanksionin nga 3 mijë deri në 18 mijë euro.