Ndalimi i ri-hyrjes
Më parë kush ishte dëbuar nuk mund të hynte në Itali para përfundimit të 10 vjetëve, me përjashtim të mundësisë së kërkimit të një autorizimi special Ministrisë së Brendshme përmes Konsullatës italiane në vendlindje.
Me rregullat e reja ndalimi i ri-hyrjes zgjat nga 3 deri në 5 vjet dhe mund të jetë më i lartë vetëm në rastet e dëbimit për motive rrezikshmërie.
I huaji marrës i masës së dëbimit që është larguar nduke respektuar afatin e parashikuar në dekretin e dëbimit, tani ka të drejtë të kërkojë heqjen e ndalimit të ri-hyrjes, duke treguar se është larguar vërtet nga territori italian.