in

Rregulla të reja qëndrimi dhe dëbimi për të huajt

Programe të riatdhesimit të asistuar

Mes rregullave të reja është futur një normë e re që parashikon aktivizimin e programeve të riatdhesimit të asistuar. Pranimi i të huajit në këto programe riatdhesimi në dëshirë dhe të asistuar ka për pasojë ndërprerjen e masave të dëbimit (me përjashtim të rasteve kur këto masa jepen për motive rrezikshmërie sociale të të huajit) dhe të masave të kufizimit të lirisë. Pranimi në programet e riatdhesimit të të mbështetur nuk parashikohet për të huajt që kanë marrë njëherë pjesë në to, që kanë marrë masën e dëbimit për arsye të rrezikshmërisë apo në rast se i huaji ka shkelur normat e ri-hyrjes dhe masat e marra nga Kuestori. Nuk mund të ndjekin këto programe riatdhesimi as të huajt që kanë marrë dëbimin si pasojë të një sentence penale.
Së fundi, dekreti i kthyer në ligj parashikon që kthimi mbrapsht apo ekzekutimi i dëbimit i personave me aftësi të kufizuara, i të moshuarve, i të miturve, i pjesëtarëve të familjeve me një prind e bij të mitur, apo i viktimave të dhunës psikologjike, fizike o seksuale, të bëhet me mënyra të pajtueshme me situatat e veçanta personale të verifikuara më parë.

Garanti i të burgosurve: “Cie-të janë burgje. E papranueshme”

Kthehet në atdhe kontingjenti shqiptar i paqeruajtësve në Afganistan