in

Rreh të shoqen me të bijën foshnje në krah. Arrestohet 32-vjeçari

Duhet të përgjigjet për dhunë ndaj familjarëve

Romë, 6 qershor 2013 – Karabinierët e lokalitetit Pratola Peligna në provincën e L’Aquilas kanë arrestuar sot 32-vjeçarin shqiptar A.K. për dhunë ndaj familjarëve në rrethana rënduese

Episodi për të cilin është arrestuar 32 vjeçari ka ndodhur më 20 maj. Pas një grindjeje me të shoqen, ka nisur ta rrahë keqas ndërsa kjo kishte vajzën dymuajshe në krahë. Disa qytetarë kanë lajmëruar forcat e rendit e karabinierët janë interesuar fillimisht për shëndetin e gruas e të foshnjës. Ato janë çuar në spital të Sulmonës ku janë mbajtur nën kontroll për pak ditë.

Edhe pse nuk e kanë arrestuar në flagrancë 32vjeçarin, forcat e rendit kanë nisur hetimet për të verifikuar më mirë përgjegjësitë e tij enale. Në pak ditë, karabinierët kanë mundur të mbledhin informacione të mjaftueshme për t’i kërkuar prokurorisë një urdhër-arrest për shqiptarin që sot është mbyllur në burgun e Sulmonës, në dispozicion të gjykatësve që do ta marrin në pyetje ditët e ardhshme.

Porti i Barit. Sekuestrohen 1.400 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria

Mësimi i Elhaidës