Janë ata që kanë provuar më 10 tetor të mbrojnë provimin e pranimit për fakultetin e Mjekësisë dhe të Odontoiatrisë së universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, diplomimi në të cilin është i barasvlefshëm me atë në Itali. Qindra të tjerë pritet të marrin pjesë në provimin e pranimit për Fizioterapi e Infermieri që do të mbahet më datë 17
Romë, 11 tetor 2013 – Pak javë më parë, portali studenti.it shkruante se kush nuk arrin të marrë në Itali provimin për fakultetet mjekësore me numër të mbyllur, shkon e provon në Tiranë.
Sot Corriere della Sera e konfirmon edhe me shifra. Sipas të përditshmes së rëndësishme italiane, kanë shkuar në Tiranë 596 të rinj italianë për të mbrojtur testin e hyrjes në fakultetin e Mjekësisë dhe të Odondoiatrisë së universitetit Zoja e Këshillit të Mirë qëështë mbajtur më 10 tetor. Janë të rinj që e kanë provuar në Itali por nuk e kanë kaluar.
Ndaj kanë vendosur të “emigrojnë” në Shqipëri e të provojnë të regjistrohen në të vetmin universitet të vendit që në bashkëpunim me universitete italiane si Tor Vergata i Romës, lëshon diploma të barasvlefshme me ato italiane. Siç ka shpjeguar rektori Paolo Ruatti për Corriere della Sera, vitin e shkuar ndjekur universitetin rreth 2.000 studentë, nga të cilët 300 italianë. Shqipëria është dy hapa larg dhe jetesa nuk është edhe aq e shtrenjtë për italianët. Problemi më i madh ekonomik është taksa universitare që duket se shkon në 7-8 mijë euro në vit.
Më datë 17 tetor është radha e provimit të pranimit për Infermierinë dhe Fizioterapinë. Edhe për këtë datë priten qindra të rinj të tjerë nga Itali.
Lexo edhe: Italianët që nuk kalojnë testin e hyrjes në mjekësi? Shqipëria i pret krahëhapur