in

Rritja e numrit të kërkuesve të azilit, rrezikon liberalizimin e vizave{br}Malmström letër edhe Shqipërisë

Brukseli është i shqetësuar për numrin e lartë të kërkesave të azilit politik të ardhura nga shtetas të vendeve të Ballkanit në të cilat janë liberalizuar vizat
“Vihet në rrezik regjimi i liberalizimit të vizave” shkruhet në letrën që KE u ka nisur ministrave të Brendshëm të Shqipërisë, Bosnjes, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi

Romë 26 shtator 2011 –  Ndërsa autoritetet shqiptare veçse përsëritin ndërgjegjen e lartë të shqiptarëve në mosshkeljen e rregullave për lëvizjen pa viza në zonën Schengen, agjencia e lajmeve ANSA thotë se regjimi i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit është në rrezik. Së fundi Gjermania, Belgjika, Suedia dhe Luksemburgu janë përballur me rritjen e numrit të kërkesave të azilit nga shtetas të të Shqipërisë, Bosnjes, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, e për këtë arsye është vënë në lëvizje edhe vetë Komisioni Europian.

“Komisari evropian për çështjet e brendshme Cecilia Malmström – ka deklaruar zëdhëniësi i saj Michele Cercone – është shumë e shqetësuar për rritjen e numrit të kërkesave për azl të përa nga shtetas të Ballkanit perëndimor, në shtete të ndryshme anëtare të BE-së”. Më 20 shtator duket se Malmström u ka nisur një letër ministrave të Brendshëm të 5 vendeve ballkanike me të cilën u ka kërkuar ta informojnë për masat praktike që do të marrin në këtë aspekt.

Gjithnjë sipas zëdhënësit Cercone, nëse vendet e Ballkanit nuk marrin masa “të duhura dhe të shpejta” për t’i bërë ballë problemit të ngritur nga vendet e BE-së, “mund të vënë në rrezik rezultatet e regjimit të liberalizimit tqë vizave”.

Rasti më i parë i ballafaqimit mbi këto çështje do të jetë forumi i ardhshëm ministerial BE-Ballkan që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë më 3 dhe 4 tetor.

Trafik droge: 29 arrestime dhe 750 kg lëndë narkotike të sekuestruara

Sekuestrohen 39 kg barna kinezë e indianë kundër tumorit të sjella nga Shqipëria