in

Ryshfet për lejeqëndrimin. Në pranga polici

Arrestohet një inspektor policie në Romë. Kërkonte 1.500 euro “për të ndihmuar” në lëshimin e dokumenteve të qëndrimit

Romë, 24 mars 2011 – Premtimi është gjithnjë po ai: do të të japin lejen e qëndrimit, pa ndjekur të gjithë rrugëtimin administrativ. Me kusht, edhe ky gjithnjë njësoj, që të paguash deri në 1.500 euro për “ndihmën”.

Natyrisht nuk është histori e parë e ryshfetit për lejet e qëndrimit, por këtë herë ai që e merr është një inspektor i policisë së një komisariati (zona Prenestina) të Romës.

Inspektori Alessandro Z. (46 vjeç) bashkë me një maroken, Ayad B. (47 vjeç), që gjente “klientët” kanë përfunduar në pranga. Sipas akuzës të dy bashkë kërkonin 1.500 euro nga një jokomunitar, një furrxhi algjerian i martuar me një italiane. Duke e kërcënuar që, nëse nuk paguante shumën, inspektori do t-i hapte telashe për të cilat nuk do të merrte lejen e qëndrimit.

Sipas kërkesës së prokurorit dhe gjykatësit për hetimet paraprake, inspektori dhe marokeni akuzohen për kërkim ryshfeti për të përshpejtuar lëshimin e lejeqëndrimit të të huajve të martuar me shtetas italianë.
Në fakt inspektori kishte për detyrë të verifikonte që martesave të përziera mes italianëve dhe të huajve, t’u korrespondonte bashkëjetesa efektive e bashkëshortëve. Por nga hetimet del se polici shfrytëzonte rolin e tij për të për të kërkuar deri 1.500 euro për të dhënë mendimin e tij pozitiv në verifikimin e rezidencës.

Flukset 2010: Lucca ka filluar të japë autorizimet

Nis pajisja me pasaporta në Athinë. Së shpejti edhe në Romë e Milano