in

Sanatoria 2020. Përcaktohen shumat e kontributit forfetar

Botohet në Gazetën Zyrtare dekreti i Ministrisë së Punës: punëdhënësit duhet të paguajnë 156 apo 300 € për çdo muaj përpara legalizimit të marrëdhënies së punës

 

 

Me një dekret të botuar më 8 shtator në Gazetën Zyrtare, Ministria e Punës dhe e Politikave Sociale ka përcaktuar shumat e kontributit forfetar që duhet të paguajnë punëdhënësit që nga 1 qershori deri më 15 gusht kërkuan legalizimin e marrëdhënieve të parregullta të punës (sipas nenit 103 të dekretligjit nr. 34 të 19 majit 2020, të njohur ndryshe si dekreti Rinisja).

Shuma e kontributit forfetar ndryshon sipas sektorit ekonomik për të cilët ishte i mundur legalizimi e “për çdo muaj apo pjesë muaji” punësimi të parregullt është:

I) 300,00 euro për sektorët e bujqësisë, mbarështrimit, blegtorisë, peshkimit e akuakulturës dhe veprimtarive të lidhura me to;

II) 156,00 euro për asistencë për persona me sëmundje ose aftësi të kufizuara;

III) 156,00 euro për punën shtëpiake.

Pagesa e shumës do të bëhet nga punëdhënësit me një formular F24, duke shënuar një kod tatimi që do të jepet së shpejti nga Agjencia e Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate).

Dekreti i Ministrisë së Punës tregon edhe për çfarë do të prdoren këto para:

a) një e treta e kontributit do të shkojë në bilancin e shtetit si hyrje fiskale;

b) një e treta do t’i shkojë INPS-it si kontribute;

c) një e treta do t’i shkojë INPS-it për t’iu akredituar më pas punonjësve si shpërblim.

Së fundi, dekreti saktëson që shumat e kontributit forfetar nuk do të kthehen në rast se praktika e legalizimit hidhet poshtë apo nuk pranohet.

Lexo:
Dekreti i 7 korrikut 2020 i Ministrisë së Punës e Politikave Sociale “Përcaktimi dhe destinacioni i kontributit forfetar që duhet të paguajnë punëdhënësit lidhur me marrëdhëniet e punës së parregullt për të cilat kërkuan legalizimin”

Për më shumë informacione rreth legalizimit të të huajve të parregullt shko në: 
Speciale sanatoria 2020

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

17 mijë shqiptarë mund të përfitojnë një leje qëndrimi falë sanatores

Shqipëria në Balkan Film Festival