Më 30 maj, ministria e Brendshme ka lëshuar dy qarkore shpjeguese të dekretit nr. 34 të 19 majit (i ashtuquajturi dekreti Rinisja) dhe të dekretit ndërministror të 27 majit lidhur me legalizimin e marrëdhënieve të punës në të zezë me punonjës të huaj dhe lëshimin e lejeqëndrimit të përkohshëm për të huajt e pranishëm në territorin italian që e kanë pasur njëherë një dokument qëndrimi por u ka skaduar maksimumi prej 7 muajsh (nga data 31 tetor 2019).
Departamenti për Liritë Civile dhe Imigracionin i ministrisë së Brendshme ka lëshuar një qarkore me udhëzimet operative për procedurën që duhet të ndiqet nga punëdhënësit e që është kompetencë e Sportelit Unik për Imigracionin.
Ndërsa Departamenti i Sigurisë Publike ka lëshuar qarkoren me udhëzimet operative për procedurën pranë Kuesturave që duhet të ndiqet nga të huajt e parregullt për pajisjen me një lejeqëndrim të përkohshëm.
Shumë shpejt, do të gjeni në faqet tona detajet mbi legalizimin edhe në gjuhën shqipe.
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)