in

Sanatoria. Dhjetëmijë kërkesa pranohen, dhjetëmijë hidhen poshtë

Bilanci i parë i legalizimit të punonjësve të huaj në një tabelë të Ministrisë së Brendshme. Shumë i lartë numri i kërkesave të hedhura poshtë

Romë, 7 shkurt 2013 – thuajse dhjetëmijë punonjës të huaj kanë arritur një objektiv shumë të rëndësishëm: kërkesat për legalizimin e tyre janë pranuar e shpejt do të mund të fusin në xhep lejen e shumëdëshiruar të qëndrimit, ndërsa familjet e ndërmarrjet për të cilat punojnë u kanë shpëtuar sanksioneve. Por, për po aq punonjës të tjerë sanatoria u mbyll bashkë me ëndrrën e një lejeje qëndrimi.

Është bilanci i parë i sanatores, as katër muaj pas nisjes së kërkesave. Deri më 15 tetor kishin mbërritur rreth 135 mijë, e deri dje rezultonin “të përpunuara” 53.212, siç lexohet në lajmërimin e Ministrisë së Brendshme që gjeni në fund të faqes.

Le ta nisim me ata kërkesat e të cilëve janë pranuar. 9.588 janë përmbyllur: punëdhënës e punonjës janë paraqitur në Sportelin Unik e kanë nënshkruar kontratën e qëndrimit. Ndërkaq për punonjësit e huaj është nisur edhe kërkesa për lëshimin e lejes së qëndrimit. Gjithçka në rregull: marrëdhënia e punës dhe punonjësit e huaj janë plotësisht të legalizuar.

Ka shumë mundësi të përfundojë si më lart edhe për 8.286 punonjësit të cilët u ka shkuar thirrja për t’u paraqitur në sportelin unik ditët e ardhshme, edhe për 19.014 punonjësit për të cilët është marrë gjykimi pozitiv nga Drejtoritë territorial të Punës dhe nga Kuesturat. Nuk është i qartë si do t’u vejë puna 6.073 praktikave në fazën e integrimit të dokumentacionit: nëse do të paraqitet dokumentacioni I kërkuar nga Sporteli unik për imigracionin do të kenë semaforin tëq gjelbër, përndryshe ato kërkesa do të hidhen poshtë.

Kërkesat e hedhur poshtë janë shumë, edhe më shumë se ato të përmbyllura me sukses. Plot 10.142 nga 53.212 të përpunuara përbëjnë një përqindje shumë të lartë. E nëse kjo tendencë konfirmohet edhe në tabelat përmbledhëse të ardhshme, kjo do të thotë që kufizohet edhe më tej efikasiteti i një legalizimi që prej kohësh shumëkush, në bazë të numrit të kërkesave të paraqitura, konsideronte shumë të cunguar në krahasim me numrin e vërtetë të klandestinëve që mund të përfitonin prej tij.

Sidoqoftë, në këtë pikë Çdo vlerësim është i parakohshëm. Edhe për faktin se po të kalohet nga niveli kombëtar në ato provinciale, realitetet janë shumë të ndryshme.

Në Romë, përgjegjësi i Sportelit Unik për imigracionin, Fernando Santoriello shpjegon: “Praktikat e përpunuara, apo që kanë marrë miratimin nga Kuestura dhe Drejtoria territoriale e Punës, janë rreth 13 mijë e 500. Njëmijë e pesëqind i kemi mbyllur pozitivisht me nënshkrimin e kontratës së qëndrimit, për diçka më shumë se njëmijë praktika kemi kërkuar integrimin e dokumentacionit apo kemi marrë gjykim negative, ndërsa për të tjerat janë nisur thirrjet me datat e takimit”.

Praktika të hedhura poshtë? “Tani për tani asnjë. Përballë një gjykimi negativ, shpesh kërkojmë integrimin e dokumentacionit e më pas dërgojmë një paralajmërim të hedhjes poshtë të kërkesës. Por përpara se kërkesa të mos pranohet në mënyrë përfundimtare, kalon verte mjaft kohë. Është e natyrshme – nënvizon Santoriello – që praktikat që nuk paraqesin probleme të përpunohen e të përmbyllen më shpejt se ato me probleme”.

Elvio Pasca

Çeku social. 5.749,90 euro për vitin 2013. Mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur 65 vjeç e 3 muaj

Emra të ndryshëm për çdo vepër kriminale. Arrestohet shqiptari Kola/Tuçi/Manos