in

Sanatoria. Mundësia e fundit për kë ka paguar 1.000 euro, por nuk ka paraqitur kërkesën

Punëdhënësit që nuk ka përfunduar procedurën e kërkesës së legalizimit të punonjësve mund të përpilojnë e të nisin on-line formularët nga 10 dhjetori deri më 31 janar 2013. Për t’u futur në sistem duhet të përdorin të dhënat e shkruara në F24 me të cilin kanë paguar njëmijë eurot

Romë, 5 dhjetor 2012 – Rihapet sanatoria, por vetëm për ata punëdhënës që kanë derdhur F24 me njëmijë euro të kontributit forfetar për procedurën e legalizimit, por që më pas nuk kanë nisur kërkesën online.

Janë disa mijëra rastet e këtij lloji, siç ka pohuar disa javë më parë edhe nënsekretari i ministrisë së Brendshme Saverio Ruperto. Dhe ajo pagesë, shpjegon një qarkore e shpërndarë dje nga drejtoria qendrore e imigracionit, “mund të konsiderohet manifestim i shprehur i punëdhënësit për të proceduar me legalizimin e marrëdhënies së punës me shtetasin e huaj”.

Ministria e Brendshme ka vendosur kështu t’u japë një mundësi të gjithë atyre që janë në këto kushte, duke u lejuar të paraqesin kërkesën e legalizimit. Nga 10 dhjetori deri më 31 janar do të mund të përpilojnë on-line kërkesën dhe ta nisin përmes faqeve internet https://nullaostalavoro.interno.it pa pasur nevojë të regjistrohen më parë.

Për t’u futur në sistem duhet të fusin në fushën ‘mail utente’ kodin fiskal apo partita IVA të punëdhënësit siç kanë deklaruar në F24, ndërsa në fushën ‘passëord’ numrin e dokumentit identifikues të punonjësit i pranishëm edhe ky në F24. Pasi hyjnë në sistem do të kenë në dispozicion formularët EM-DOM për bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe EM-SUB për punonjësit e varur.

Është e udhës të theksohet që kjo mundësi e re është vetëm për punëdhënësit që kanë derdhur njëmijë eurot brenda 15 tetorit, për të gjithë të tjerët sanatoria është tashmë e mbyllur. Për më tepër, Agjencia e Tatim taksave ka hequr kodet e nevojshme për derdhjen e shumës forfetare të sanatores.

Elvio Pasca

 

Speciale sanatoria 2012

Sanatoria. Lejeqëndrim në pritje punësimi nëse marrëdhënia e punës ndërpritet