in

Sanatoria. Nisin kontrollet mbi kontributet, por mund të paguhen me këste

Do të mjaftojë pagesa e një kësti për të mbyllur procedurën e sanatores. Udhëzimet e reja të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës

Romë, 30 tetor 2014 – Kanë kaluar mbi dy vjet nga sanatoria e fundit, por janë akoma të shumtë ata punëdhënës e punonjës që akoma presin përgjigje. Nga fundi i tetorit ministria e Brendshme dhe ajo e Punës janë kujtuar të nxjerrin disa udhëzime të reja lidhur me shqyrtimin e kërkesave.

Mes kushteve të kërkuara për sanatoren, apo për legalizimin e punonjësve të huaj pa lejeqëndrim, ishte edhe derdhja nga anë e punëdhënësve e kontributeve shoqërore për të paktën gjashtë muaj e sidoqoftë për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës deri në nënshkrimin e kontratës së qëndrimit. Sa punëdhënës kanë vazhduar të paguajnë kontributet nga viti 2012 deri më sot?

Për ta zbuluar, lexohet në qarkore, ministria e Brendshme i ka nisur INPS-it listën e kërkessave të legalizimit të punës së varur  bashkë me kodet fiskale të punonjësve. Instituti i sigurimeve shoqërore mund të verifikojë nëse ka “boshllëqe” në derdhjen e kontributeve e rezultati do t’i komunikohet Sporteleve Unike për Imigracionin.

Duke pasur parasysh kohën e gjatë që ka kaluar nga paraqitja e kërkesave të sanatores, shpjegon qarkorja, “shumat duhet të jenë të konsiderueshme”. Në rast se bien në sy parregullsi, Sporteli Unik do t’i nisë paralajmërim punëdhënësit, duke i kërkuar të paguajë detyrimet. Derdhja e detyrimeve të prapambetura “mund të bëhet edhe me këste”.

Do të mjaftojë pagesa e këstit të parë për përmbylljen e procedurës së legalizimit me lëshimin e lejes së qëndrimit për punë të varur punonjësit të huaj. E nëse punëdhënësi nuk përmbush edhe kushte të tjera apo nëse marrëdhënia e punës është ndërprerë, unonjësit të huaj mund t’i lëshohet një leje qëndrimi për pritje punësimi.

Shkarko qarkoren:
Circolare 24 ottobre 2014, n. 5698. Emersione da lavoro irregolare ex art. 5 decreto legislativo 16 Luglio 2012, n. 109. Precisazioni ed indicazioni operative.

Bonus bebe edhe imigrantëve. Lega e M5S provojnë t’ua ndalojnë

Serbi-Shqipëri. Vazhdon “sulmi” i shqiptarëve ndaj profilit facebook të UEFA-s