in

Sanatoria “Pa sqarime mbi dëshminë e pranisë do të jetë dështim i plotë”

Apeli i Takimit kombëtar mbi imigracionin: “Mundim i punonjësve dhe i punëdhënësve. Të sqarohet sa më shpejt çfarë nënkuptohet me organizëm publik, duke e zgjeruar sa më shumë të jetë e mundur kategorinë”

Romë, 21 shtator 2012 –Nëse nga qeveria nuk mbërrijnë sqarime mbi dokumentet që do të pranohen për të treguar praninë në Itali, e nuk do të jepet një listë sa më e gjerë e organizmave publikë që mund t’i lëshojnë, sanatoria rrezikon të jetë një dështim i madh, siç të bëjnë të dyshosh shifrat e ulëta të deritanishme: sipas ministrisë së Brendshme deri në orën 18.00 të 20 shtatorit janë paraqitur vetëm 16.497 kërkesa, nga të cilat vetëm 1.483 për punë të varur. Për shqiptarë vetëm 294 kërkesa.

Vetëm sqarimet mbi dëshminë e pranisë mund t’i japin një hov sanatores së nisur prej gjashtë ditësh e që tani për tani po ecën shumë shumë ngadalë, me një mesatare prej diçka më shumë se tremijë kërkesa në ditë.

Këtë kanë theksuar më 20 shtator shoqatat e Takimit kombëtar për imigracionin, që takuan në Romë ministrin e Integrimit Andrea Riccardi dhe përfaqësues të ministrive të Brendshme dhe të Punës.

“Qeveria duhet të veprojë në mënyrë të tillë që nga procedura e shumëpritur e legalizimit të mund të përfitojnë sa më shumë, përndryshe rrezikon të jetë një rast i humbur” lexohet në komunikatën e nënshkruar nga shoqatat e sindikatat Acli, Arci, Asgi, Centro Astalli, Cisl, Cgil, Comunità di S. Egidio, Fcei, Sei-Ugl dhe Uil.
pika më e kritikuar e sanatores? “Sipas mentimit tonë, kërkesa e dëshmisë së pranisë në Itali më 31 dhjetor 2011, është absurde dhe e pajustifikuar, një mundim i kotë qoftë për punonjësin, qoftë për punëdhënësin. Kujtojmë që administratat publike nuk kanë rast të lëshojnë dokumente për të huaj me qëndrim të parregullt, me përjashtime shumë të rralla”.

Në takim i është kërkuar përfaqësuesve të qeverisë “të sqarohet sa më shpejt çfarë nënkuptohet me ‘organizëm publik’ dhe të japë një listë sa më të detajuar të e sa më të gjerë të subjekteve që hyjnë në këtë kategori, pse jo duke përfshirë edhe ndonjë ent privat”.

“Situata aktuale – sinjalizojnë shoqatat – mund të lërë vend për hapjen më pas të shumë çështjeve gjyqësore. Rreziku që u kemi vënë në dukje edhe në këtë rast përfaqësuesve të qeverisë është që sanatoria të mos zbatohet gjithandej njësoj, dhe që në mungesë të një qarkoreje sqaruese, të fryhet tregu i dëshmive të falsifikuara dhe biznesi i mashtruesve”.

Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 18.00 të 20 shtatorit 2012

Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë

Aleanca kuqezi proteston në Romë kundër kryeministrit Berisha