in

Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë

Kanë futur në xhep padrejtësisht pensionin social sepse jetonin në vendlindje. Telashe për pesëmbëdhjetë shqiptarë, marokenë, tinizianë dhe rumunë që duhet t’i kthejnë INPS-it 150 mijë euro

Romë, 20 shtator 2012 – Në këtë kohë krize, gjithnjë e më të shpeshta kontrollet e financierëve për të zbuluar mashtrues që padrejtësisht përfitojnë qoftë edhe qindarka nga arkate shtetit. Zbulohen përditë politikanë të majtë e të djathtë që kanë shpërdoruar apo futur në xhep miliona euro të taksapaguesve, por krahas tyre edhe “peshq të vegjël” siç janë pensionistët që kanë marrë padrejtësisht pension invaliditeti apo çek social, një ndihmë e vogël në para që jep shteti përmes institutit të sigurimeve shoqërore INPS. E ndër këta të fundit, shpesh mashtruesit janë të moshuar të huaj, që natyrisht nuk pasurohen me pensionin social, por që sidoqoftë fusin në xhep padrejtësisht rreth 430 eurot në muaj, duke vjedhur (edhe pse me shumë modeste) shtetin italian.

Rasti i fundit i sjellë në vemendjen e opinionit publik është ai i Ternit ku Guardia di Finanza ka zbuluar 15 persona që kanë përfituar padrejtësisht çekun social duke i shkaktuar një dëm INPS-it për 150 mijë euro. Janë shqiptarë, marokenë, tinizianë dhe rumunë që edhe pse rezidencën e kanë në Terni jetojnë në vendlindje, fakt që bën të bjerë automatikisht e drejta e këtij pensioni. Shumica e tyre merrnin pensionin prej 2-3 vjetësh por kishte edhe një të moshuar që e merrte prej vitit 1999.

Financierët kanë verifikuar që të huajt jetonin shumicën e kohës në vendlindje, duke marrë të dhëna nga bankat ku INPS u derdhte pensionin, sipas të cilave të huajt i tërhiqnin rregullisht paratë në sportelet bankomat të bankave në atdhe. Nga një kontroll i kryqëzuar edhe i të dhënave të Njësive Shëndetësore Lokale, financierët kanë zbuluar se të huajt ishin të pranishëm në qytet kur u duhej të bënin vizita mjekësore apo analiza, edhe këto me lehtësimet e parashikuara për rezidentët e moshuar e me pak të ardhura.

Tashmë INPS ka bllokuar derdhjen e pensioneve 15 personave dhe po nis procedurat për rikuperimin e 150 mijë eurove.

Lexo edhe:

Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos

Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj në Modena
Lamtumirë pensione sociale
Pensionet sociale në rrezik. Nëse nuk jetoni në Itali, do t’ju hiqet e drejta

Premtimet e shtetit shqiptar dhe emigrantët

Sanatoria “Pa sqarime mbi dëshminë e pranisë do të jetë dështim i plotë”