in

Sanatoria. Sindikata UIL: “E vështirë dhe e shtrenjtë, rrezikon të dështojë”

Sekretari Loy: “Është e palogjikshme të kërkosh dokument pranie, tepër të lartë kufijtë dysheme për të ardhurat e punëdhënësve dhe kostoja e legalizimit, është diskriminuese të përjashtosh ata që punojnë part-time. Mijëra vetë mund të humbasin këtë rast”

Romë, 6 shtator 2012 – Legalizimi është “kompleks dhe i shtrenjtë”, për këto arsye rrezikon të dështojë, duke sjellë “moslegalizimin e marrëdhënieve të punës së mijëra të huajve që prej muajsh apo vitesh punojnë e jetojnë me ne, por pa gëzar të drejta”.

Guglielmo Loy, sekretar konfederal i sidikatës UIL ngre zërin kundër kufizimeve të përcaktuara për legalizimin e punonjësve të huaj që parashikohen nga dekreti legjislativ i miratuar më 16 korrik, dhe – sipas tekstit të bocës që qarkullon deri tani – dhe nga dekreti ndërministror që ende pritet të botohet.

Një nga aspektet më problematike është dokumenti i lëshuar nga organizma publikë me të cilin i huaji duhet të tregojë që jeton në Itali prej fundit të vitit të shkuar.

“Ky kusht – nënvizon sindikalisti – duket i paarsyeshëm. Nëse një emigrant ka hyrë në mënyrë të parregullt, vështirë se mund të ketë certifikata të lëshuara nga organizma publikë, përjashtuar rastet kur mund të ketë pasur fatin e keq e të ketë shkuar në spital, apo nëse ka fëmijë dhe i ka regjistruar në shkollë. Do të ishte më e udhës të mjaftonte deklarata e punëdhënësit, siç ka ndodhur edhe në sanatoret e mëparshme”.

Sipas Loyt “kufizimet mbi të ardhurat e kërkuara për punëdhënësit që paraqesin kërkesë legalizimi [30 mijë sipas bocës së dekretit ndërministror me detajet] janë shumë të larta, siç është e lartë edhe kostoja e sanatores [1.000 euro kontributi forfetar]. Është e mundur – nënvizon Loy – që shumë punëdhënës do t’ua mbajnë punonjësve shumat e paguara, siç ka ndodhur shpesh në të shkuarën”.

Së fundi, UIL-it “i duket diskriminuese përjashtimi nga sanatoria i marrëdhënieve të punës me kohë të pjesshme, part-time, hiq punën familjare”. Kusht ky që nuk i shkon për shtat tregut aktual të punës, kur mbizotërojnë format atipike të kontratës”.

“Këto aspekte, nëse nuk korrigjohen mund të frenojnë ata që duan të bëjnë procedurën e legalizimit, dhe nuk do t’u japin kështu mundësi mijëra punonjësve të huaj klandestinë të përfitojnë nga kjo sanatore për të pasur kushte jetese më të mirë dhe pune më të denjë. UIL – përfundon Loy – dëshiron që dekreti aktuativ ndërministror të mbërrijë sa më shpejt e të përmbajë sqarimet e nevojshme në mënyrë që as më shumë punëdhënës të mund të kërkojnë legalizimin e marrëdhënieve të punës”.

Historia e botës në dy minuta

Sanatoria. Për sa kohë nuk del dekreti, nuk paguhen 1.000 eurot