Procedura
Kur duhet të paraqesë kërkesën punëdhënësi
Kërkesat për legalizimin e një të punësuari jokomunitar në të zezë duhet të nisen on-line, nga ora 08.00 e 15 shtatorit deri më 24.00 të 15 tetorit 2012. Për të shkuar përpara me procedurën e nisjes së kërkesës, punëdhënësi duhet të regjistrohet në sitin e Ministrisë së Brendshme, të përpilojë formularët e gatshëm të parashikuar për legalizimin.
Nuk është e nevojshme të nxitohet pasi nuk parashikohet numër i mbyllur pranimesh të kërkesave. Të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë – natyrisht që përmbushin të gjitha kriteret e parashikuara nga ligji – do të mund të legalizojnë marrëdhënien e punës dhe të huajt e punësuar deri tani në të zezë do të mund të marrin lejen e qëndrimit.
Para se të niset kërkesa
Para së gjithash është e këshillueshme të verifikohet nëse përmbushen të gjitha kriteret e parashikuara nga ligji në mënyrë që të mund të përfitohet nga ky legalizim: të ardhurat, mungesa e dënimeve për punëdhënësin dhe të huajin punonjës, prania në Itali e të huajit nga 31 dhjetori 2011, fillimi i marrëdhënies së punës nga 9maji 2012.
Pas verifikimit, hapi i parë është pagesa (deri më 15 tetor, mjaft që të bëhet përpara nisjes së kërkesës telematike) e 1.000 eurove për çdo punonjës që legalizohet duke përdorur formularin F24 me elemente identifikuese.
Nisja e kërkesës
Në formularët e kërkesës telematike të legalizimit shënohen të dhënt e kërkuara të punëdhënësit dhe të punonjësit, të strehimit ku banon i huaji, lloji dhe kategoria e punës, data e pagesës së F24 dhe kodi identifikues i pullë-taksës prej 14,62 euro.
Pas nisjes së kërkesës
Pas nisjes së kërkesës, punëdhënësit duhet të formalizojnë marrëdhënien e punës duke bërë komunikimet e nevojshme pranë enteve të sigurimeve shoqërore (Uniemens, DMAG) dhe natyrisht të paguajnë çdo muaj punonjësin.
Brenda 16 nëntorit 2012, punëdhënësit që kanë kërkuar legalizimin e punonjësve të varur apo në bujqësi (pra përjashtohen familjet që kanë legalizuar bashkëpunëtorët familjarë) duhet të derdhin taksat e kontributet (kontributet shoqërore INPS, taksat krahinore dhe komunale etj.) të përllogaritura mbi rrogat mujore të dhëna punonjësit, për një periudhë minimale gjashtë mujore që shkon nga maji deri në tetor.
Edhe ata që ofrojnë punë familjare duhet të paguajnë kontributet INPS për të njëjtën periudhë, duke përdorur buletinët MAV që do të dërgohen nga instituti.
Procedura do të mbyllet me thirrjen e punëdhënësit dhe të punonjësit në Sportelin Unik për Imigracionin (gjithnjë nëse Kuestura dhe Drejtoria Territoriale e Punës të kenë dhënë mendim pozitiv), që do të verifikojë të gjithë dokumentacionin. Pranë Sportelit Unik punëdhënësi dhe punonjësi do të nënshkruajnë kontratën e qëndrimit dhe do t’i komunikohet punësimi INPS-it dhe Qendrës për Punësimin. Punonjësit do t’i lëshohet modeli 209 i kërkesës së lejes së qëndrimit për punë, që ai duhet t’i nisë Kuesturës kompetente për territorin përmes një zyre postare të autorizuar.
Avv. Mascia Salvatore
In italiano
Regolarizzazione. La guida di Stranieriinitalia.it
I requisiti di datori di lavoro e lavoratori.
La procedura prima e dopo l’invio della domanda.