in

Sanremo 2016. Ermal Meta mes katër finalistëve

Kushdo mund të mbështesë këngën e tij nga shtëpia përmes televotimit

 

Nata e katërt e festivalit të Sanremos do të dekretojë fituesin mes të rinjve të kategorisë Nuove Proposte. Në garë Ermal Meta me “Odio le favole” që kaloi me sukses fazën e parë e tani do të përballet me Chiara Dello Iacovo, Mahmood dhe Francesco Gabbani. Pasi të katër finalistët të kenë paraqitur këngën e tyre do të mësojmë fituesin që do të dalë nga sistemi i përzier i votimit: publiku (nga shtëpia përmes telefonit), Juria e Ekspertëve dhe Juria Demoskopike.

Të fitojë më i miri, por zemra na e do që ai të jetë Ermal Meta (s’ke ç’i bën, jemi ca të njëanshëm). Kënga e tij është mirëpritur nga publiku e kritika e urojmë që sonte të shpallet ai fituesi i kategorisë.

Gjatë mbrëmjes do të kthehen në skenë edhe të gjithë këngëtarët e kategorisë Campioni nga të cilët do të eliminohen katër e 16 të tjerët do të kalojnë në finalen e 13 shkurtit. Ashtu si netët e shkuara, nuk do të mungojnë të ftuarit. Këtë natë  do të ngjiten në skenën e Aristonit Lost Frequencies, Enrico Brignano, Alessandro Gassmann, Rocco Papaleo, J Balvin dhe Elisa. Natyrisht nuk do të mungojë Virginia Raffaele që pasi dëfreu publikun netët e shkuara në petkat e Sabrina Ferillit, Carla Fraccit dhe Donatella Versaces kushedi cilin personazh do të sjellë sonte  në skenë.

 

Shtetësia italiane për bijtë e imigrantëve, reforma e ka koston zero

Mogherini në Tiranë në mars. Në fokus përmbushja e 5 përparësive kyçe